• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga romanca e Harry Styles me aktoren

-Instant, Paparazzi, Slider



Një vit e gjysmë në romancën e tyre, Harry Styles dhe e dashura Olivia Wilde janë “më serioz se kurrë”, thotë një burim për PEOPLE.

Këngëtari dhe Wilde u takuan në xhirimet e filmit të tyre Don’t Worry Darling në shtator 2020. Ata fillimisht dolën si çift ndërsa morën pjesë në një martesë së bashku në janar 2021.

Që atëherë, dyshja ka “gjetur mënyra për t’i bërë gjërat të funksionojnë” mes angazhiemve profesionale. “Ajo që fillimisht mund të dukej si një e keqe, tani është një marrëdhënie e përkushtuar”, thotë burimi.

“Harry është shumë i dhënë,” shtoi burimi. “Olivia ka nxjerrë shumë në pah anën e tij romantike. Ai gjithashtu ka respekt të jashtëzakonshëm për të kur bëhet fjalë për punën. Të dy mbështesin karrierën e njëri-tjetrit.”

Në fillim të këtij muaji, ndërsa bisedonte me Howard Stern për shfaqjen e këtij të fundit në SiriusXM, Styles u pyet për Wilde dhe për skenat e filmit. Në vend të kësaj, ai vlerësoi aftësitë regjisoriale të aktores .

“Aktrimi është shumë i pakëndshëm ndonjëherë. Mendoj se duhet të besosh shumë,” tha artisti duke shtuar: “Të jesh në gjendje t’i besosh regjisorit është një dhuratë”.

Dhe Wilde vlerësoi po aq etikën e punës së të dashurit të saj: Kur ajo debutoi trailerin e Don’t Worry Darling në CinemaCon,  e quajti projektin “ambicioz” dhe tha se performanca e Harry është “me të vërtetë një zbulim” gjatë prezantimit të saj.

Tani, ndërsa Styles përgatitet për turneun e albumit të tij të ri, Harry’s House, burimi tregoi për PEOPLE se çifti po kalon kohë së bashku në vendlindjen e tij në Angli, ku njerëzit “respektojnë privatësinë e tyre”.

Londra është gjithashtu vendi ku ish i fejuari i Wilde, Jason Sudeikis, po jeton aktualisht për të filmuar serialin e tij hit Apple TV+ Ted Lasso. Aktorët kanë dy fëmijë: Otis, 8 vjeç dhe Daisy, 5 vjeç./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *