• |
ide | kryesore

Balla tregon kur do mësohet emri i Presidentit të ri të vendit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Taulant Balla



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbuluar se ditën e shtunë mazhoranca do të dërgojë në Kuvend vetëm një kandidat për ta votuar në Parlament si presidentin e ri të vendit.

Duke folur në emisionin ‘Opinion’ Balla tha se emri i presidentit të ri mund të mësohet për publikun që pasditen e së premtes kur do të mblidhet kryesia e Partisë Socialiste.

“Presidenti i ardhshëm do të jetë tërësisht i kundërt nga ajo që ka qenë Ilir Meta. Të jesh tërësisht i kundërt nga Ilir Meta do të thotë të kesh respekt për Kushtetutën.

Do të thotë që të respektosh parimin e ndarjes së pushteteve, edhe pse presidenti nuk është një prej pushteteve. E kemi thënë që ne duam një president që të respektojë parimet kushtetuese dhe të qëndrojë mbi palët” – tha Balla.

“Ne e kemi thënë që në ditën e parë, që nuk duam një politikan aktiv, nuk do të donim të kishim një anëtar të Kuvendit. Kjo ka qenë një prej tezave që donim të uleshim në negociata me opozitën. Ditën e shtunë presidenti do të zgjidhet vetëm me votat e mazhorancës.

Do të ketë vetëm një kandidaturë. Besoj se kandidatura që do të shkojë PS-ja ditën e shtunë që mendoj se edhe deputetët e opozitës kanë arsye për ta votuar. Do të merret vesh nesër pasdite ndoshta. Duhet të kalojmë edhe tek vendimmarrja e grupit parlamentar të PS-së. Procesi i regjistrimit përmbyllet ditën e shtunë ora 12:00” – tha Balla. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Me nje fjale, ose do zgjidhet Dvorani qe eshte sherbetor i Rames dhe ish-hetues komunist, ose do behet diversion me sorosianen Bregu per te diskredituar PD-ne qe e ka patur ministre. Po Balla duket qe nga forma e kokes dhe shprehja e fytyres qe eshte prototipi i katundarit dhe kjo jo si nocion gjeografitk, se gjeografikisht quhet fshatar, por si nocion qe tregon formen me te ulet njerzore te lindur dhe te rritur ne fshatra te thella pa rruge makine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *