• |
ide | kryesore

Interpol: Pas luftës në Ukrainë do ketë shtim të trafikut të armëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Shefi i Interpolit dha alarmin gjatë kësaj jave se përfundimi i luftës në Ukrainë do të sillte një rritje të mundshme të trafikut të armëve. Gjatë një interviste, sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock u shpreh se e njëjta gjë ka ndodhur pas luftrave në Ballkan dhe atyre në Afrikë.

“Ne e kemi parë këtë në rajonin e Ballkanit. Ne kemi parë këtë në luftërat në Afrikë, natyrisht, grupet e krimit të organizuar përpiqen të shfrytëzojnë këtë situatë kaotike, disponueshmërinë e armëve dhe madje edhe të armëve që përdoren nga ushtria”, tha kreu i Interpol.

Më tej, Jurgen Stock iu bëri thirrje 195 vendeve anëtare të Interpolit që të përdorin të dhënat e disponueshme që mund të ndihmojnë në gjurmimin e armëve, për shembull ato të vjedhura në një vend tjetër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *