• |
ide | kryesore

Nis farsa në PS, kandidatët nuk votohen nga anëtarësia, mblidhen për të bërë muhabet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ka bërë të ditur se ka nisur nga Maliqi procesi i ri zgjedhor në Partinë Socialiste. Në fakt zgjedhje nuk ka, kësaj radhe PS ka shpikur një formulëtë re për caktimin e kryetarëve të degëve. Aplikantët përzgjidhen nga një komision i posacëm dhe më pas shkojnë në Kryesi për miratim final. 

Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të PS-së, do të ballafaqohen përpara anëtarësisë. Por nuk bëhet fjalë për ballafaqim me votë sic do duhej të ndodhte në një vend normal. Pas 30 vitesh demokraci PS ka zhdukur edhe parimin një anëtar një votë. 

“Maliq, Devoll – Starton procesi i ri zgjedhor në Partinë Socialiste, ku kandidatët për drejtimin e 61 degëve kryesore të partisë do të ballafaqohen përpara anëtarësisë, nën mbikqyrjen e Komisionit të Posaçëm të kryesisë socialiste”, ka shkruar Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *