• |
ide | kryesore

Policia e Elbasanit del në rrugë/ Shumë show, por asnjë rezultat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e kësaj të enjteje policia ka zhvilluar një aksion në qytetin e Elbasanit. Mësohet se policia lokale, Forcat e Posaçme Shqiponja, Forcat Operacionale, Policia Kriminale, Patrulla e Përgjithshme dhe Policia Rrugore, kanë zhvilluar kontrolle në qytet për kapjen e personave të cilët qarkullojnë me armë zjarri ose lëndë narkotike.

Po ashtu në fokus kanë qenë edhe kapja e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me xhama të zinj të paçertifikuar, apo që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje te dehur. Kontrollet vijojnë në të gjithë qarkun, por ende nuk ka të dhëna për rezultate.

Kohët e fundit kanë qenë të shpeshta kontrolle të tilla në qytete të ndryshme, por rezultatet kanë qenë minimale. Kjo pasi ata që konsiderohen “kokat” e grupeve kriminale e mësojnë për aksionin përpara se uniformat blu të dalin në rrugë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *