• |
ide | kryesore

Presidenti, Rama “shigjeton” deputetët e PS: Keqardhje për ata që nuk u përfshinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama zbardhi prapaskenat si u arrit në emrin e presidentit të ardhshëm të Republikës. Rama tha se emri i Begajt ishte mes 26 kandidaturave, përfshi atë të Fatos Nanos apo emra të tjera me kontribute në PS.


“Parimi në përzgjedhjen e kandidaturës ishte ‘ jemi në dispozicion të republikës jo thjesht të PS dhe të vetvetes në këtë rast’. Nuk do të kishim një kanddat nga grupi I PS. Drejtimi I dytë adresonte mundësinë kandidatura që nuk janë naëtarë të grupit por me kontribut domethënës në PS, nga Fatos Nano e me radhë, për të cilët kemi respektin më të madh, por e pamë të arsyeshme që edhe këtë drejtim ta përjashtojmë sepse në këtë fazë të jetës së vendit PS ka barrën të jetë partia e të gjthëve. Pavarësisht si njerëzit votojnë edhe ata që nuk e votojnë të mos ndihen të përjashtuar.


Kështu u fokusuam te drejtimi i tretë ku grupi kishte vënë në dispozicion 26 kandidatura, gra e burra të nderuar me profile të ndryshme. Pas një diskutimi shumë cilësor dhe pas vënies në peshore të cdo candidature, duke ruajtur respekt për të gjithë personat, pavarësisht se mbledhja ishte e mbyllur u ruajt respekti për personat e përfshirë në disktuim edhe pa dijeninë e tyre. Në fund arritëm në 6 kandidatura, dhe më pas konsensualisht, edhe pse edhe për kandidaturën e Begajt u bë një diskutim shumë serioz, u arrit në konkluzionin

Më vjen keq për ndonjë deputet që nuk u përfshi në process, sepse zarfat janë punë për mosha të reja. Pavarësisht nga kjo jam I bindur se e gjen veten te kandidatura e Begajt, për të cilin jam I bindur se grupi do votojë në unanimitet.”- u shpreh Rama.

25 Comments

    1. Bravo Fugash i vogel! Sot paske hedhur ne beteje eliten e zgjedhur per mbrojten e presidentucit te ri Do shpenzosh ca leke me shume (eshte weekend) por i a vlen dhe per me shume sjane leket e tua Bravo!

  1. Ju keni dhene nje kandidature qe eshte i denje per postin e presidentit. Do kete shume detyra dhe jam e sigurt qe cdo detyre do e kryeje me sukses.

  2. Nje zgjedhje e mire kjo e z begaj sepse vjen nga nje fushe ushtarake e cila ka karakter kushtetues ashtu sic posti i presidentit i cili rregullohet nga kushtetuta dhe eksperienca e tij ne forcat ushtarake do ta beje me te lehte per te

  3. Nuk prisnim ndonje kandidature te hajrit nga ata te paaftet e PD, zoti Begaj eshte figura me dinjitoze per postin e presidentit

  4. Z.Rama ke ber mir me kete zgjedhje begaj esht nje person me dije dhe me vlera per vendin tone ka dhene kontributin e tij dhe ja vlen te zgjidhet

  5. Opozita nuk eshte kurr dakort me zgjedhjet e kryeministrit zoti begaj eshte i duhuri sepse ka cdo cilesi qe duhet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.