• |
ide | kryesore

Ankimi i PD në Apel, ndryshon relatorja për çështjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
opozita



Apeli i Tiranës ka rihedhur shortin për ankimimin e Partisë Demokratike. Relator nuk do të jetë më Gent Shala, por Irida Kacerja. Gjyqtari Shala ishte shortuar më herët për shqyrtimin e ankimit të bërë nga mbështetësit e Lulzim Bashës në PD, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të kuvendit të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit. Debati gjyqësor për njohjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit 2021 të Partisë Demokratike dhe ndryshimeve të statutit nga Komisioni i Rithemelimit është tashmë në Gjykatën e Apelit.

Pas ankimimit të bërë nga nënkryetari i PD-së, Enkeled Alibeaj, kundër vendimit të Shkallës së Parë të gjyqtarit Agron Zhukri më 25 mars, që ligjëroi këtë kuvend, në Apel kanë mbërritur edhe dy kërkesa ankimore nga ana e Komisionit të Rithemelimit. E para është kundër ankimit të bërë nga Alibeaj dhe tjetra kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, që pranoi Alibeajn si palë në proces.



2 Comments

  1. Partia meret me vota, me njerez, me anetaresi. Eshte e qarte kush e ka partine. Nuk e cakton as mazhoranca, as Kimetja,e as gjykata se kush do jete partia opozitare e lideri i saj. Kete e percakton anetaresia e saj dhe vota, sic dhe e percaktoi. Eshte si ti thone demokratet ” oo ne nuk e njohim Rilindjen si mazhorance dhe liderin e saj Ramazan Rama, por njohim si mazhorance partine PSD qe i bleu Doshi Gjinushit, dhe per lider te saj duam te njohim Sadri Abazin psh:). A keta jane ftof ne tajare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *