• |
ide | kryesore

Sherr mes të rinjve në Sarandë, plagoset me thikë 26-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person ka mbetur i plagosur me thikë në Sarandë, pas një sherri. S.S dhe G.M kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe më pas sherri ka degjeneruar në përplasje fizike duke përdorur edhe mjet prerës. I plagosur ka mbetur G.M, 26 vjeç, i cili është dërguar për mjekim në spitalin e Sarandës.

Sarandë/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2022, në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi S. S., ka goditur (gërvishur) me mjet prerës shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në Sarandë,i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës. Punohet për kapjen e autorit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *