• |
ide | kryesore

OKB shpreh shqetësimin për arrestimin e protestuesve kundër luftës në Rusi

-Instant, Lajme, Planet



Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, e ka quajtur “shqetësues” “arrestimin e një numri të madh protestuesish kundër luftës” në Rusi, shkruan CNN.

Duke folur në seancën e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Gjenevë të hënën, Bachelet shtoi se Rusia kishte miratuar disa “kufizime të reja të ligjit penal” që përfshinin “ndalime  për shpërndarjen e informacionit të bazuar në nocione të paqarta duke përfshirë “lajme të rreme”.

“Më vjen keq gjithashtu për rritjen e censurës dhe kufizimeve në mediat e pavarura”, tha Bachelet.

Bachelet tha gjithashtu se lufta në Ukrainë vazhdon të shkatërrojë jetët e shumë njerëzve, duke shkaktuar kërdi dhe shkatërrim dhe tmerret e shkaktuara mbi popullatën civile do të lënë gjurmë të pashlyeshme, përfshirë brezat që do të vijnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *