• |
ide | kryesore

Arrestohet në Spanjë një nënë shqiptare, rrahu fëmijën 2 vjeç derisa ndërroi jetë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një nënë 32-vjeçare me origjinë shqiptare u arrestua nga policia spanjolle e akuzuar për vrasjen e djalit të saj të mitur. “El Espanol” shkruan se gjithçka ka ndodhur të shtunën e kaluar në qytetin e vogël të Alicante.

Djali i vogël vetëm 2 vjeç po luante me vëllain e tij binjak, por nuk dihet se në çfarë rrethanash janë rrëzuar aksidentalisht. Nëna e tyre ka reaguar dhunshëm duke i goditur ata, por njëri nuk e ka përballuar dhe ka ndërruar jetë.

Më pas ajo ka njoftuar urgjencën, por mjekët nuk kanë pasur mundësi që ta kthenin fëmijën në jetë. Nëna e re është mbrojtur se gjithçka ka qenë aksidentale, por shenjat në trupin e fëmijëve ka bindur autoritetet për dhunën.

Edhe binjaku tjetër është në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ajo do të përballet përpara drejtësisë për akuzën e vrasjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *