• |
ide | kryesore

Me armë zjarri me vete, arrestohet 22-vjeçari në Malësi të Madhe

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 22-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri me vete. Policia bën me dije se i riu për t’iu shmangur policisë, braktisi motoçikletën e tij, por arratisja e tij nuk ka zgjatur shumë.

I riu i identifikuar si A. Rr, u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Kerraj”. “Ky shtetas po lëvizte me armë zjarri në motoçikletë, në rrugën Gruemirë-Linaj. Pasi ka vënë re që po ndiqej nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka braktisur motomjetin dhe është fshehur në një zonë me bimësi, në fshatin Kerraj. “- njofton policia.

Pas kapjes dhe ndalimit të shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit, në afërsi të vendit ku ai ishte fshehur, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri automatik dhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me motomjetin.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *