• |
ide | kryesore

Bashkëpunimi në sektorin energjetik, Balluku njofton marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit



Kosova dhe Shqipëria do të vijojnë bashkëpunimin në fushën energjetike, siç kanë bërë me dije ministret përkatëse të të dyja vendeve në këtë sektor.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku tha se do të ketë bashkëpunim mes KESH dhe KEK e po ashtu në terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë.

“Unë do t’i ndaja marrëveshjet sipas radhës. I pari është memorandumi për bashkëpunimin në fushën e energjisë. Ne jemi në dijeni për vështirësitë që kemi në fushën energjetike në kushtet e konfliktit Rusi-Ukrainë.

Duke pasur parasysh të gjitha projeksionet, kemi nisur nga puna disa muaj më parë për një protokoll të mirëfilltë bashkëpunimi mes KESH dhe KEK.

Ndërkohë, ky projekt tashmë i ka dhënë rezaultat se e kemi nisur shkëmbimin e energjisë vitin e kaluar. Duhet thënë që kjo marrëveshje do të pasohet edhe nga një marrëveshje tjetër, për terminalin LNG në Vlorë.

Ka si synim konkludimin e një marrëveshjeje ku Kosova mund të sigurojë kapacitetet e energjisë elekrtike për një periudhë afatgjatë. Ne duhet të dimë nevojat që ju keni për t’i adresuar”, tha Balluku.



1 Comment

  1. po vendoset besen goje te ulkonjes shqiptare,, moret fund Albin Kurti
    marrveshjet me bushtrat e rames kane bese sa mund te kene marrveshjet me shkjaun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *