• |
ide | kryesore

‘Minimatura’/ 31 mijë nxënës i nënshtrohen sot provimit të gjuhës shqipe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme minimaturantët do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm në lëndën e Gjuhës Shqipe. Në orën 10:00, rreth 31350 minimaturantë do t’i nënshtrohen provimit të parë të detyrueshëm, i cili do të zgjasë rreth 2 orë e 30 minuta. Minimaturantët e klasave të 9-ta janë paraqitur një orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit në shkollë.

Pas gjuhës shqipe, nxënësit do të testohen edhe në matematikë e gjuhë të huaj. Gjuhët e huaja që jepen si provim i detyruar janë: “Anglisht”, “Frëngjisht”, “Italisht” dhe “Gjermanisht”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *