• |
ide | kryesore

Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat/ Sa do të paguajnë të vetëpunësuarit dhe profesionet e lira

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria do të përfshijë në tatimin mbi të ardhurat edhe bizneset me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë, nga 0 që është aktualisht.

Nga 1 Janari i vitit të ardhshëm të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, duke përfshirë edhe profesionet e lira, do të tatohen në mënyrë progresive.

Në projektligjin “Për Tatimin mbi të ardhurat” të publikuar për konsultim përcaktohet se kjo kategori që deri më tani nuk taksohej për të ardhurat nga 0 deri në 14 milionë lekë nga veprimtaria e tyre do të taksohen 15%, ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%.

Lista me profesionet e lira të cilat do të përfshihen ne këtë taksim të ri nga viti i ardhshëm ende nuk është bërë publike, por do të publikohet me vendim qeverie.

Projektligji përcakton se individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi t’u njihen shpenzimet nga 30% deri në 90% sipas llojit të biznesit.

Ligji sjell ndryshime që prekin edhe kategori të tjera. Kështu, kush ka deri në 2.04 milionë të ardhura individuale në vit do të tatohet 13%, ndërsa për tatimpaguesit që tejkalojnë këtë kufi të ardhurash aplikohet norma maksimale e taksimit 23%. Dy shkallët tatimore të vetme që nuk do të ndryshojnë janë dividenti që tatohet 8% dhe korporatat e mëdha 15%.



4 Comments

  1. Absurditetet nuk kane fund ne kte vend.
    Per veten e tyre,duke qene se merren me rezorte e hotele luksi me 5 yje,i kane hequr taksat,dividentin e kane 8%,ndersa te tjeret le te rropaten per nje kothere.
    Nqs tregu do ishte i formalizuar,atehere gjithkush do punonte i qete,por ne kete xhungel,ku e dime te te gjithe se disa nuk faturojne per aq sa arketojne,apo ne disa sektore jane te pa liçensuar fare,as ne tatime e as ne profesion,e ha ai qe punon me te drejte.
    Dhe perfundimi,do krijohen monopolet edhe tek profesionet e lira dhe shumica do” ngrohen ne diell”.
    Te gjitha drejtimet te çojne ne nje rruge,thone ikni,ikni nga syte kembet.
    Le te kesh investuar gjithe jeten ne nje profesion,le te vazhdosh trajnime pa fund,pagesa te vazhdueshme per te mbajtur profesionin,nuk te lene te pa aftet te punosh.
    Vetem nje aftesi u dashka sot te ecesh perpara:te dish te perfitosh pa te drejte,te manipulosh,te vjedhesh e te mashtrosh.
    Ose te jesh patronazhist.
    Po ne fakt,tatim fitimi eshte dhe mbetet 0.Pse ankoheni?
    Fakt tjeter ama,eshte se po shtohet nje tjeter tatim,ai mbi te ardhurat personale,qe prek te vetepunesuarit.
    Taksat stratosferike te bashkise,avaz tjeter.
    Mire na behet,e meritojme.

  2. Fute ramses sa më thellë hellin se qy popull dele kështu e do ..rritu naftën, kotheren e bukës preje…deri sa tu shkojë në palc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *