• |
ide | kryesore

Ramush Haradinaj përkrah marrëveshjen me Serbinë për energjinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila parasHIKON faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës.


Ai e ka përkrahur këtë marrëveshje duke thënë se nëse zbatohet nga pala serbe, atëherë “nuk është keq në krahasim me gjendjen e tanishme”.


“Sipas kësaj marrëveshjeje, nuk preket sovraniteti energjetik i Kosovës, meqë ai është vendosur me Marrëveshjen e re të kyçjes KOST-ENTSO-E, ku ndërkombëtarisht njihen kufijtë energjetikë të Kosovës, në kufijtë shtetëror dhe operimi I pavarur i KOSTT-it nga EMS (Serbia), si zonë rregulluese brenda sistemit rregullator me OST (Shqipërinë). Operimi I KOSTT brenda Bllokut me Shqipërinë, siç e dini është vendosur me marrëveshjen e njohur edhe nga ENTSO-e, me 26.11.2019”, ka shkruar tutje i pari i AAK-së.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë këtë të martë Marrëveshjen për Energjinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.