• |
ide | kryesore

Këlliçi: Lë mandatin e deputetit nëse vërtetohen akuzat e Evi Kokalarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i është rikthyer përplasjes me aktivisten Evi Kokalari. Ai u shpreh se deklaratat që janë bërë ndaj tij janë penale duke përmendur edhe akuza për lidhje me bandat e drogës, ku nënvizoi se nëse ato vërtetohen është i gatshëm të lërë mandatin.

“Është një çështje që nuk dua t’i dedikoj më shumë kohë se saj i kam dedikuar. Unë kam folur për këtë çështje. Nuk kam dashur të mbaj gjallë debatin brenda PD. Akuzat që më janë bërë janë penale. Kam kërkuar që ajo zonjë të vijë në gjykatë. Kam paditur zonjën për të sjellë provën dhe për të faktuar akuzat e rënda që i janë bërë personit tim.

Nuk besoj se ka ndonjë interes publik që të merremi me këtë çështje. Gjykoj që ka qenë mënyra më e mirë për t’u përgjigjur përballë kësaj situate. Nuk e di pse ajo më sulmon. Mua më janë bërë akuza që jam i lidhur me bandat e drogës. Nëse akuzat vërtetohen duhet të lë mandatin. Problemi është këtu. Unë kam vendosur të mbaj këtë qëndrim dhe nuk do ndryshoj. Ky është modeli im. Për këtë model kam bërë karrierë në PD deri më sot. Dhe qytetarët për këtë model më kanë votuar”, – deklaroi ai në MCN.

Këlliçi foli edhe për rolin e tij në Partinë Demokratike dhe aspiratën brenda saj.

“Nuk isha pretendent për sekretar të përgjithshëm të partisë. Në asnjë vend. Kam thënë që unë aspiratat e mia i kam që të kemi një PD që mund Edi Ramën. Nuk e di ku e shikoni Belindin jashtë kur kam disa pozita brenda në parti. Në kryesi u zgjodha. Jam kryetar forumi në detyrë, anëtar i kryesisë dhe deputet. Detyra ime është të përfaqësoj zgjedhësit.

Ne për fat të mirë i kemi dhënë fund debatit të brendshëm. Mbaroi. Sot PD ka një ekip të ri pavarësisht kritikave. Përherë proceset zgjedhore do kenë Kritika. Nuk ma mohon dot që u zgjodhëm me votë. Unë zoti Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi dhe zoti Luçiano Boçi garuam për postin e nënkryetarit në PD. Dy do fitonin. Këshilli Kombëtar votoi me votë. Kemi një problem me grupin parlamentar. Që nuk e di kujt i shërben. Nuk i kuptoj ata që mbështesin linjën e zotit Alibeaj”, – tha deputeti demokrat.



3 Comments

  1. Belind, ti duhet t’i përgjigjesh akuzave të zj. Kokalari një për një, që të dalësh i pastër dhe i besueshëm. Bëja pyetjen vetes, çfar interesi ka ajo vajzë që jeton në Amerikë, ka ndërtuar një jetë atje, të të akuzojë ty ?! Tjetra, pse e la Amerikën dhe ju bashkangjit PD, përveçse një ideali të lartë?! Dhe ajo pati pakënaqësi jo vetëm me ty, por edhe me lidershipin e PD, prandaj përralla me mbret mos na trego, lëri të hedhurat nëpër gjyqe kangurësh, por përgjigju shqetësimeve të saj.

    Kam edhe une vetë disa pakënaqësi me PD, me mënyrën se si jane organizuar foltoret, por ajo është çështje tjetër. Duhet një katarsis i fortë në PD që të bëheni të besueshëm.

    Shpresoj që të reflektosh.

  2. Eva Kokalari nje cope idiote qe arritjen me te madhe ne CV, ka shitjen e shtepijave.
    Ne Shqiperi vjen si shume pabuksa te tjere qe shesin pordhe se vijne nga US, Kanada, DE etj dhe ne te vertete jane deshtake.
    Kshu dhe kjo goca. Ne US ndante pamflete per Trumpin dhe ne AL hiqet si ideolloge e mothe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *