• |
ide | kryesore

“A do ju bashkohet Meta?”/ Berisha: Mirëpritet kontributi në opozitarizmin kundër Ramës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Partia e Lirisë



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët ka folur edhe mbi protestën e 7 korrikut. I pyetur nëse në koalicionin opozitar do të bashkohet edhe presidenti Ilir Meta, Berisha tha se mirëpritet kontributi e Metës dhe LSI-së kundër kryeministrit Rama. Kryedemokrati tha se të ftuara në këtë nismë do të jenë të gjitha ato forca që janë kundër këtij regjimi.

Pyetje: A ju dha fjalën Ilir Meta që do bashkohet me ju?

Berisha: Disa herë jemi takuar në Baku me Presidentin Meta. Ai i mbyll këtë javë detyrimet. Mirëpritet kontributi i tij dhe i LSI-së në opozitarizmin kundër Edi Ramës. Do bashkohemi me të gjitha forcat politike që besoj se ky regjim është armiqësor ndaj shqiptarëve.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *