• |
ide | kryesore

Amnistia fiskale/ Lavatriçe e parave të pista apo lehtësi për emigrantët?

-Instant, Kryesore, Lajme, Të fundit



Qeveria shqiptare sapo i ka shkelur syrin emigrantëve dhe çdo të huaji që ka një biznes në vendin tonë, me ofertën për t’i pastruar deri në 2 milion euro pasuri të fshehur.

Ideja duket joshëse për ata që paratë i kanë të bllokuara, por a do t’ia dalë Rama ta bëjë realitet kësaj radhe?

Ambicien për një amnisti fiskale, kryeministri nuk e ka fshehur prej vitesh. Frenimi ka ardhur pas sinjaleve të Bashkimit Europian dhe FMN-së.

Dy vite më parë, tha se ishte gati ta votonte amnistinë në parlament. “Qindra mijëra qytetarë në emigracion kanë punuar punë nga më të ndryshmet dhe kanë plot kursime që e kanë pasur dhe e kanë ende sot të pamundur t’i depozitojnë në banka” ishte arsyetimi kryesor me të cilën kërkonte ta votonte amnistinë.

Por, drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar i kërkonte qeverisë shqiptare sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar pastrimin e parave të korrupsionit.

“Ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cënonte përmbushjen e detyrimeve tatimore” shkruante shefja e misionit të FMN.

Ndërkohë Komisioni Europian nuk e ka fshehur shqetësimin se amnistia do të përdorej për pastrimin e parave të krimit.

Sipas KE-së Moneyval ishte e paqartë se si “do të implementohet Ligji Kundër Pastrimit të Parave në kontekstin e një amnistie të tillë”.

Lexo edhe: Zëri i Amerikës: Dritë hijet e amnistisë fiskale

Lexo edhe: Rama njofton për amnisti: Emigrantët të legalizojnë paratë e fituara

Por kësaj radhe, Rama i ka marrë masat. Në Prill organizoi Këshillimin Kombëtar, me një nga pyetjet që prekte direkt idenë e amnistisë fiskale: Ka njerëz që thonë se emigrantët shqiptarë që duan të depozitojnë në Shqipëri kursimet e tyre, duhet t’u jepet amnisti e plotë. Të tjerë mendojnë se depozitimi i tyre në vendin tonë të kursimeve të punës në emigracion, nuk duhet inkurajuar përmes amnistisë. Si mendoni Ju?

Votat, që i numëroi vetë, ishin 66% pro, ose 330 mijë përgjigje pozitive. Kush votoi? Këtë nuk e di askush, por rezultatin Rama ia vuri përballë kritikëve.

“Do ta bëjmë amnistinë fiskale, sepse sic e patë është edhe dëshira e një shumice të popullit shqiptar. Komuniteti ndërkombëtar kundër? Nuk është komuniteti ndërkombëtar që do ndërtojë Shqipërinë. Ka ikur koha kur Shqipëria ishte vasale” u shpreh kryeministri para pak muajsh.

Kur e dëgjon ta mbrojë amnistinë, argumenti i parë i Ramës janë sakrificat e paimagjinueshme të emigrantëve shqiptarë, që nuk mund të sjellin në Shqipëri paratë e fituara me mund. Në prill të këtij viti në emisionin Opinion, Rama shprehej:

“Unë kam takuar dike që flinte në pemë. Pse flinte në pemë? Sepse nuk donte që ta zinte gjumi, realisht. Të gjithë këta njerëz kanë kursyer. Tani këto kursime duhet të vinë në Shqipëri dhe duhet të bëhen nëpër banka” tha kryeministri.

Por projektligji duket larg shtresës së emigrantëve që vjelin ullinj tek fqinjët dhe shtrihen në pemë për të mos i zënë gjumi.

Shifra prej 2 milion eurosh ngjan me një ftesë për një shtresë tjetër emigrantësh, që edhe ata kanë bërë sakrifica, por për një punë shumë herë më fitimprurëse. Në mediat e huaja cilësohen cilësohen si mafia shqiptare dhe aktivitet kryesor, kanë trafikun e drogës.

Është kjo pjesë e emigrantëve, që kanë vështirësi të kthejnë në Shqipëri 2 milion euro të fituara mes rrezikut konstant të botës së krimit.

Një mundësi tjetër i amnistisë fiskale është pastrimi i parave brenda një kohe të shkurtër, nga shtetas të huaj përkundrejt një takse prej 30%. Amnistia parashikon që pasuria e deklaruar, fillimisht pëson një lloj “ngrirjeje” brenda bankave të Shqipërisë për 5 vjet. Por nëse personi dëshiron të largohet nga Shqipëria bashkë me paratë, duhet të paguajë 30% të shumës dhe mjafton: paratë janë të pastra.

Neni 11, pika 4 e projektligjit thotë: Në rastet kur subjektet që kanë deklaruar shuma në të holla, dëshirojnë të transferojnë këto shuma ose ekuivalentin e tyre jashtë shtetit, përpara afatit 5-vjeçar nga data e depozitimit të tyre, u mbahet si penalitet në masën 30% të shumës së transferuar.

Procedura ngjan me një skemë të thjeshtë të pastrimit të parave dhe do të jetë e vlefshme për këdo të huaj që ka një biznes në vendin tonë.

Një grup tjetër përfituesish nga amnistia janë biznesmenët, që kanë bërë evasion fiscal dhe tashmë kanë një shans të pastrojnë paratë e fshehura. Edhe këtë, kryeministri e kishte parashikuar.

“Edhe këtu brenda qarkullon një pjesë, ose fle një pjesë e parasë së bizneseve që është në vite puro evazion fiskal. Edhe për këtë do të shikojmë se si mund të integrohet në këtë amnisti. Se në fund të fundit për këtë bëhet amnistia.” – u shpreh Rama.

Nga amnistia nuk mund të përfitojnë zyrtarët që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë, politikanë, ministra, deputetë, presidentë, gjyqtarë, prokurorë etj.

Jashtë amnistisë mbeten edhe subjektet e ligjit për parandalimin e krimit të organizuar dhe trafikimit, individët që janë shpallur ose që janë në proces shpallje për financim terrorizmi, apo personat për të cilët ka nisur procedura penale për evazion tatimor dhe doganor./Lapsi.al



18 Comments

  1. Nga nje sekt mafioz, nuk mund te presesh asgje, vecse nje lavatrive parash. Kane dhene prova! Ju eshte regjur lekura.

  2. Te kesh 2 milion dollare apo euro si emigrant i ligjshem apo azilant eshte dicka e rralle.
    Ka njerez qe kane bere me shume por me rregull ,me banka dhe jo me pislleqe.
    Pyetja eshte kjo,mire qe ti i hap bankat per hajdutet dhe matarapazet brenda shqiperise por si do ti transferojne 2 milion dollare ne cash psh nga amerika apo Italia,neper breke apo do te dali ambasador Nesho ne aeroport?
    Kush te le me 2 milion c ash te hypesh ne aeroplan apo ne traget apo me not?
    Pastaj thuhet qe banka do te ruaje sekretin,po ak bir kurve ta besoje kete? Edhe B erisha edhe Rama kane perpara listen emerore te depozituesve ne banka dhe po te duan te arrestojne ?
    Rama sic duket ka kerkesa nga narcot dhe banditet qe te pastroje parate.
    Me mire ta beje se varrin vehtes do tja beje sepse keta njerz nuk te falin.

    1. Të kalosh kufirin me mbi 10 mijë Euro,10 mijë Dollarë ,10 mijë Lekë… të padeklaruara por të fituara me djersë,është e dënueshme kudo,por nëse janë të pajustifikuara të kalbin në Burg.
      Pra amnistia ka vlerë vetëm në Shqipëri,pra transferimi i parave nga vendet perendimore në Shqipëri është një gënjeshtër sepse është një mision i pamundur.
      Do pastrohen Lekët horrave të Edvin Drogës në Shqipëri,ky është qëllimi.

      1. Pra nese ky s’ka marrveshje me shtetet e tjera qe shqiptari te beje keti lloj transfertash gjigande, teoria e amnistise eshte Jo vetem 5 me hic, por rrezohet publikisht si MASHTRIM QEVERITAR

    1. Kur ka perfituar ndonjehere populli nga ndonje nisme apo çfardo gjeje qe behet ne emer te tij?
      Gjithshka behet vetem dhe vetem per “eliten”,nuk e shihni qe edhe buxhetin e rrafshojne per by…e tyre dhe marrin borxhe pa fund dhe popullit i mbetet te paguje perjetesisht.
      Prandaj mos u mundoni te na hidhni hi syve,verini emrin qe meriton,por kurrsesi nuk jane mire per ne.

  3. Une nuk e di se cfare emri I vendoset por di qe Italia e ka bere te pakten 4 here 20 vitet e fundit. Hapni web dhe lexoni.

    Cdo vend ne nje periudhe te caktuar ben amnisti sic beri edhe qeveria demokratike 12 vjet me pare.

    Sa per legalizimin e eurove te kesaj qeverie hajdute keta kane vjedhur e vjedhin aq shume sa qe 2milion jane asgje.

  4. nuk ka asnje shans ne teresi te besh 2 apo me shume milion euro ne emigracion edhe sikur te jesh me page shume te mire ….kushdo qe i ka nese nuk ka ndonje biznes te madh i ka te dyshimta …

  5. Megjithatë përfaqësimi i Shqipërisë në Bruksel nuk ishte i një vendi lypës, nuk ishte i një vendi inferior, nuk ishte i një vendi servil, nuk ishte i një vendi që përfaqësohet nga hajdutë, të korruptuar, kriminelë, injorantë me të cilët mund të bësh barsoleta.

  6. shqiptaret shiten shtepite dhe i futen ne firmat piramidale te ngritura nga Berisha asokohe President duke humbur 1.2 miliarde dollare, Sudja doli dhe deklaroi se “parate kane mbaruar, i mori te gjithe kompetenti”.

  7. Ram moterqiri, ideatori i partise orgji ku qin shoku shoqen dhe shoqerine nrm qe e ka bere per pastrim lekesh. E kupton cdokush kete fispredhe.

  8. Edhe Salishi ka bere disa here amnisti fiskale. Zakonisht i kane bere ne prag te zgjedhjeve.
    Mgjth eshte veprim mafjozo kriminal te falesh shkelesit e ligjit.

  9. Çmenduri alla rilindase .
    Do te duhej nje mendje diabolike per imagjinata te tilla me 2 milion euro nen jastek .
    Eshte perseri ajo “dora e ngrohte” qe i jep kriminalitetit dhe vetvetes o i gjati ine .

  10. shqiptaret shiten shtepite dhe i futen ne firmat piramidale te ngritura nga Berisha asokohe President duke humbur 1.2 miliarde dollare, Sudja doli dhe deklaroi se “parate kane mbaruar, i mori te gjithe kompetenti”.Parate te amistohen dhe te kalojne ne banke,shteti ti menaxhoje,perpara se te hani mut kot si gjithmone lexoni projekt ligjin dhe jo ate qe shkruan shkul Llaku i salihut

    1. Se jane budallenj shqiptaret,qe shesin shtepine se u be deti kos,nuk i ka faj kush.Pse nuk i shitem te gjithe shtepite?
      Prandaj mos kerko fajtore kur fajin gjithmone e ka vete populli,sepse pasi i voton qeveritaret,duhet ti kerkoje llogari,cilido te jete ne pushtet.
      Ndersa te ne,populli zihet me veten per karriget e politikaneve dhe ata ne menyren me komode bejne palle ariu.
      Hap syte popull dhe mos u mashtro as nga “sudet” dhe as nga patronazhistet qe ju hedhin hi syve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *