• |
ide | kryesore

Rama bisedë telefonike me Borisov për gjuhën e përdorur në Bruksel

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka pasur një bisedë telefonike me liderin e opozitës bullgare, Borisov pas deklaratave të tij në Bruksel ku bëri me faj Bullgarinë se me veton e saj ndaj Maqedonisë së Veriut po mban peng zgjerimin e Bashkimit Europian. Pas postimit ironik në Twitter ku replikonte me ministrinë e Jashtme bullgare e cila shprehte indinjatën për gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama, që më vonë u fshi, kreu i qeverisë bëri një postimi të dytë ku sqaronte se kishte bërë një bisedë me kreun e opozitës në Bullgari.

“Më lini tju kujtoj të dashur miq bullgarë se kam pasur një bisedë të shkurtër në telefon me Boyko Borissov për të zgjidhur miqësisht dhe ndershmërisht çështjen e minoritetit bullgar në Shqipëri!Miqtë e vërtetë nuk dëmtojnë njëri-tjetrin, por flasin të vërtetën me njëri-tjetrin dhe i japin dorën!”, shkruan Rama.



33 Comments

    1. Ja demet qe po na ben psikopati 2 metrosh. sillet si harbut me bullgaret dhe si hakmarrje ata i kerkuan te drejta shtese per minoritetin bullgar.ose do na vene veton. Dhe normal qe zbythet pastaj

  1. Fjalet e perdoruar ishin mese normale bullgaria po pengon integrimin e vendit tone ne be si duhet ti pergjigjemi

  2. Ai borisovi nervat ne maje hunder mrsh. Se kuptoj ca qellimi ka me na mbajt neve jasht europe se asni perfitim ska

  3. Ore a e kuptoni qe BE eshte krijuar per te qene gjithperfshirse.Kush esht Bullgaria ta pengoje permbukjen e qellimit te saj?!!??!??

  4. cdo ceshtje e tyre eshte zgjidhur ne menyren e duhur dhe te menjehershme nga ne. bullgaaria veproi ne menyre shume te ulet

  5. BE bashk me bullgarine dhe justifikimet skandaloze te tyre harrojn qe ca eshte kerkuar nga ana e tyre eshte plotesuar nga ne dhe ekishim mese te merituar integrimin ne BE

    1. Ore nat an,mund te na thuash çfare eshte plotesuar?
      Me çfare syzesh shikoni ju xhanem,
      Jeni qesharake nuk e kuptoni?
      Jeni shpellare e kaluar shpellareve qe mbroni dhe justifikoni sjelljet prej barboni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *