• |
ide | kryesore

Shqipëria vend tranzit për emigrantët e paligjshëm, raporti i SHISH: Present rreziku për të infiltruar operativë terroristë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Emigrantët e paligjshëm nga vendet MENA vijojnë ta shfrytëzojnë Shqipërinë si tranzit për kalimin në vendet e BE-së, thuhet në raportin e SHISH për vitin 2021.

Rrjete të trafikut të qenieve njerëzore janë të përfshira në të shumtën e rasteve për të ndihmuar kalimet e jashtëligjshme.

Në varësi të situatës në vendet e konfliktit, por edhe në Afganistan, pas marrjes së pushtetit nga Talebanët, çka solli përkeqësim të situatës humanitare atje, fluksi i emigracionit të paligjshëm mund të njohë rritje në rrugën e Ballkanit, me synim kalimin tranzit drejt vendeve perëndimore. Sipas të dhënave paraprake të FRONTEX, numri i përgjithshëm i kalimeve ilegale të kufirit gjatë vitit 2021 ishte numri më i lartë i regjistruar që nga vitit 2017.

Rruga e Ballkanit Perëndimor ka shënuar një rritje me 124% të rasteve të raportuara, për kalim të paligjshëm të kufirit në 2021, krahasuar me vitin 2020.

Ndërkohë, në Shqipëri është regjistruar hyrja nga kufijtë e saj tokësorë dhe kalimi tranzit në territorin e saj e rreth 18.000 emigrantëve të paligjshëm, shumica prej të cilëve janë me origjinë nga vendet e MENA-s.

“Rreziku i përdorimit të emigracionit të jashtëligjshëm nga organizata terroriste për të infiltruar operativë terroristë mbetet present” nënvizohet në raport.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *