• |
ide | kryesore

Flet Albin Kurti: Pse “i bëra duart pis” me marrëveshjen për energjinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka sqaruar edhe një herë pse “u detyrua” të binte dakord për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në pjesën e veriut të Kosovës. Në një intervistë për Syri Tv, Kurti thotë se marrëveshja ishte firmosur vite më parë, por edhe pse ishte një marrëveshje e keqe atij i duhej ta zbatonte për t’i hequr qeverisë një barrë financiare.

“Unë e kam ndërgjegjen e pastër; duart më është dashur t’i fus në baltë, sepse aty e kanë hedhur Kosovën, mirëpo ky është realiteti dhe për ta ndryshuar këtë realitet unë nuk mund të sillem sikur nuk ekziston.

Në anën tjetër po e ritheksoj, më i keq është realiteti sesa marrëveshja e keqe që e kanë nënshkruar ata dhe në këto rrethana unë kam bërë më të mirën e mundshme dhe jam i bindur që do t’ia dalim, që t’i kthejmë mbrapsht shumë të këqija që janë instaluar dhe përfundimisht, edhe furnizimi, edhe inkasimi, të bëhet edhe në veri të Kosovës sepse për vite e vite të tëra, ne kishim një gjakderdhje financiare atje.

Nëse ne do ta kishim bërë ndërprerjen e energjisë elektrike në Mitrovicë, atëherë ata automatikisht do të lidheshin me Serbinë dhe paraprakisht, mbase edhe do të thonin që kemi një krizë humanitare. Besoj se kjo ka qenë rruga më e mirë në situatën që ndodhemi” – tha Kurti.

Por a është kjo një shkelje e fjalëve të tij pasi në opozitë Kurti e kishte kundërshtuar marrëveshjen.

“Unë besoj se ajo marrëveshje nuk është e mirë dhe ajo çfarë kemi bërë ne tash është një udhërrëfyes i zbatimit, në të cilën ka afate të zbatuara, të cilat maten me ditë dhe jo me javë apo me muaj apo largqoftë, me vite.

Pra, qysh këtë javë që hymë, do të duhej që Elektroseveri ta dorëzojë listën e konsumatorëve tek KEDS-i dhe tek KOSTT-i. Për dëshirën dhe bindjen time, do të duhej që distribucioni apo shpërndarja në Kosovë të jetë pronë e një kompanie private të huaj; do duhej të ishte publike, mirëpo edhe privatizimin e furnizimit dhe të shpërndarjes unë e kam gjetur aty dhe jam 1 vit e tre muaj në qeverisje, jo 13 vjet.

Nuk do të mund ta rikthej gjendjen kaq shpejt, por kjo kompani që u licencua nuk do të ketë në pronë asete të shpërndarjes, por vetëm do të kryejë shërbime të furnizimit dhe prandaj ishte e pranueshme për ne dhe brenda 100 ditëve, është Zyra e Rregullatorit të Energjisë ajo që do të bëjë një vlerësim se janë ndjekur hapat me përpikmëri.

Pra, licenca është dhënë me kusht. Gjendja në terren ka qenë edhe më e keqe sesa marrëveshja e keqe. Unë po i ritheksoj ato që thashë në Kuvendin e Kosovës se e bëj një pranim minimal të realitetit për maksimumin e ndryshimit të tij” – tha Kurti. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. ti 97% te importeve e ke nga Serbia o debil kosove keshtu qe dhe energjine nga Serbia do ta marresh se eske ku luan Varsia ekonomike eshte humbje e sovranitetit dhe ju Kosoven e keni te humbur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *