• |
ide | kryesore

FOTO/ E kërkon Mourinho, shfaqet nudo në Instagram: “Më kanë hakeruar telefonin, më falni”

-Instant, Sport



Një episod i shëmtuar për Davide Frattesin, mesfushorin e Sassuolos dhe kombëtares italiane të kërkuar (me këmbëngulje) nga Roma. Lojtari, këto ditë me pushime në Ibiza me shokun e tij Scamacca, ka parë telefonin e tij të mbushur me njoftime, kur në story-t e tij në Instagram, është shfaqur një foto ku është krejtësisht i zhveshur. Kur e vuri re, Frattesi e fshiu foton dhe shkruajti: “Djema, më falni, por dikush ka hakeruar telefonin tim. Më vjen keq”.

Në muajt e fundit, një gjë e ngjashme kishte ndodhur edhe me portierin Musso: vetëm se e kishte publikuar ai imazhin e një surprize për të dashurën e tij, të bërë në shtëpi, dhe ku në pasqyrë ishte refleksi i siluetës së tij pa rroba. Edhe në atë rast fotografia u hoq menjëherë, por Musso e kishte pranuar pavëmendjen. Megjithatë, këtë herë Frattesi do të përpiqet të kuptojë se si ka mundur të përfundojë një foto private në profilin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *