• |
ide | kryesore

Krisje mes Berishës dhe Këlliçit/ Të dy japin versionin për atë që ka ndodhur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar të ketë një largësi apo ftohje mes tij dhe deputetit Belind Këlliçi. Në një intervistë për Euro News Albania, Berisha tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se Këlliçi është një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

“Absolutisht, nuk ekziston asnjë fërkim mes meje dhe bashkëpunëtorëve të mi. Belind Këlliçi është një politikan i ri aktiv dhe pa asnjë diskutim, një politikan me perspektivë, në vlerësimin tim, të sigurtë në Partinë Demokratike,” – tha Berisha.

Edhe deputeti Këlliçi ka mohuar të ketë ndonjë largim apo krisje me kryedemokratin Sali Berisha. I ftuar në News 24, Këlliçi tha se këto lajme kanë dalë nga njerëz që u intereson që diversioni të mbetet gjallë në PD.

“Zero! Është një spinof i bërë nga mediat. Nga ata që tentojnë të mbajnë diversionin gjallë në PD. Zoti Berisha njihet për një gjë, për vendimet e tij që i shkon deri në fund. Bashkëpunimi me Berishën është i shkëlqyer. Edhe zonja Kokalari mirë ka bërë që ka qenë në foltoret e Berishës” – tha Këlliçi. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Mashtrusi plak dhe kerrici i vogel. Berisha i urren tironsit o Belind dibroni se i paske ngja nones komplet. Te kishte qene me i ri dhe ne te tjera pozita non grata kishte per ta ngop me dru kerricin e partise.

  2. Po e beni Kellicin si me qene Mesi, a thua pa ate nuk behet gje. Boll i fryte njerezit me reklama fallco. Dhe ne ka perplasje eshte normale ne demokraci ku gjithsecili ka mendimet e veta

  3. Belind, ti ke meritat e tua në lëvizjen për zgjimin e PD, por ti duhet të përballesh me zj. Kokalari dhe ti përgjigjesh të gjitha ankesave të saj. Të hidhni baltë mbi njeri tjetrin nuk i shërben asnjerit, as ty. Dhe mos mendo se te qënit në PD të bën më të besueshëm, përkundrazi automatikisht konsiderohesh si pjesë e një opozite të pasuksesshme. Ndersa për mendimin tim, znj. Kokalari është më e paprekur se ju të gjithë. Prandaj merre guximin dhe sqarohu, sinqeriteti vlerësohet.

    Kurse për qentë që lehin, ti vazhdo rrugën me karvanin, vetëm bëj ca kujdes mos të humbësh rrugën.

  4. o Kllic mir ka ber Kokalari po ty te ka degjeneruar fare, cfar ska then, te ka ber lango ne syt e opinionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *