• |
ide | kryesore

Një person i rrezikshëm thyen 2 postblloqe të policisë në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mediat raportojnë se një person me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim ka thyer dy patrulla policie në Elbasan mbrëmjen e kësaj të enjteje.

Sipas të njëjtave burime ky automjet ka alarmuar të gjithë Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.
Raportohet se automjetit me targa AB 680 AB fillimisht i është bërë me shenjë nga një patrullë policie që të ndalojë në hyrje të qytetit të Librazhdit, por makina nuk ka ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen në drejtim të qytetit të Elbasanit.

Menjëherë forcat e policisë së Librazhdit kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, e cila ka angazhuar menjëherë dy patrulla policie të cilat i kanë kërkuar sërish mjetit që të ndalojë, por është përsëritur e njëjta situatë, pasi makina nuk ka ndaluar.

Sipas të njëjtave burime në automjet ishte një person me rrezikshmëri të lartë. Thuhet se menjëherë janë angazhuar të gjitha forcat operacionale të Elbasanit, por pavarësisht angazhimit nuk ka qenë i mundur ndalimi dhe kapja e personave që udhëtonin me këtë automjet. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Jepni targen po s’ua mban te jepni emrin?? Admir Venari, me mjetin e markes “Volkswagen”, modeli “Touran”, ortak ne shoqerine “Belardi” shpk me 20% bashke me te aferm, fituese e 13 kontratave publike me vlera te larta.

  2. Policse se Elbasanit ja kane matre doren keta. I mori Suel Cela perpara te tregu apo harruat. Dhe nuk u denua askush. Pastaj keta nuk bene dot gje kur i kishin ne mes te sheshit e u vune pistoleten te koka, jo me te kapnin kete qe iku me makine. Jam 100% i bindur qe policia ka ikur ta kerkoje ne drejtimin e kundert prandaj nuk e gjeti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *