• |
ide | kryesore

Mashtrimi me Call Centre në Shkodër, 7 të arrestuar, 25 të proceduar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



7 shtetas, shpallen në kërkim 4 të tjerë, të dyshuar si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale, në 2 subjekte call center, është bilanci I dy operacioneve të koduar “North Forex 2” dhe “North Forex 3”, në Shkodër. Burime zyrtare të policisë thanë se në kuadër të dy operacioneve gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 25 persona, të punësuar si operatorë në këto 2 subjekte.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 2” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

D., administrator i subjektit call center, dhe S. Ç., I. T., A. S. dhe M. Sh., drejtues grupi në këtë subjekt.
Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 3” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Z. dhe E. H., drejtues grupi në subjektin tjetër call center.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. E., administratore e këtij subjekti, E. D., A. Rr. dhe A. Rr., të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë kriminale të këtij subjekti, që ushtrohej në një filial, në Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 25 shtetas të tjerë, të cilët ishin punësuar si operatorë në këto 2 subjekte call center.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se administratorët e këtyre 2 subjekteve kanë rekrutuar punonjës, për të ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit kompjuterik, në filialet paralele të këtyre 2 subjekteve, në Shkodër, Tiranë dhe Bullgari.

Ky aktivitet kriminal konsiston në mashtrimet kompjuterike nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme kompjuterike, si 1FTD (first time depozite), Vicidal, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Operatorët e këtyre subjekteve telefonin shtetas të ndryshëm, kryesisht të huaj, më qëllim që t’i bindnin për të investuar shuma të ndryshme parash në platformat e lartpërmendura.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe në koordinim me organet e tjera ligjzbatuese, po vijojnë hetimet, me qëllim verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë kryer personat e perfshirë në këtë veprimtari, me qëllim konfiskimin e të gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.



4 Comments

  1. “FOTO HISTORIKE: Sot PD kërkoi, që burgu i Spaçit dhe i Tepelenës të shpallen Muze Kombëtar.

    Mos harroni tek burgu i Tepelenës të vini këtë foto si kujtim me shënimin: “Kjo ishte qelia ku u burgos për herë të parë një kryetar opozite, me urdhër nga Presidenti Berisha”,Dhe nje dege peme nga dyshja mafioze salih meta shkuan ne pidh te semes,nje call qe financohej nga dy familjet mafioze berisha meta

  2. qëndrimi i tij dyshues ndaj gjithkujt që merr “guximin” t’i afrohet qoftë dhe për ta mbështetur apo krijuar aleancë me të, në këto momente të “vetmisë së madhe”, i shpallur “non grata” familjarisht nga SHBA dhe i izoluar nga BE e të djathtët e PPE. Por është dhe një “sindrom” i krijuar gjatë 25 viteve kur Berisha ishte anëtar dhe sekretar i PPSH në kohën e diktaturës, kur për të mbijetuar apo depërtuar në “Bllok”, duhej të bëje sytë katër, por dhe të “sakatoje” ndonjë duke e internuar apo dëbuar jashtë Tirane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *