• |
ide | kryesore

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, gjykata nuk ndryshon masën e sigurisë për 6 efektivët e “Shqiponjave”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pjerin-xhuvani-010.jpg



Nuk ka ndryshim të masës për 6 efektivët e Shqiponja të akuzuar për shpërdorim detyre gjatë ngjarjes së 21 Prillit 2021 ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani.

6 efektivët u paraqitën sot para trupit gjykues, por pa avokatët mbrojtës, për shkak të bojkotit që këta të fundit kanë nisur ndaj seancave gjyqësore, në shenjë proteste kundër hartës së re gjyqësore. Më herët gjykata kishte vendosur ndaj tyre masën “pezullim nga detyra apo ushtrim i cdo funksioni publik”, masë të cilën e la në fuqi edhe sot.
Dy ditë më parë u njohën me masën e sigurisë edhe dy zv drejtorët të cilët përballen po me të njëjtën akuzë. Nikollaq Palla dhe Albert Nushi. Dy zv/drejtorët janë në arrest shtëpie.
Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasje me armë mes dy grupimeve politike mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS ndërsa mbetën të plagosur 4 persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.
Pas ngjarjes, në polici u vetë dorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtues politik të PD të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi. Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD në të gjithë vendin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *