• |
ide | kryesore

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qeveria e Kosovës të hënën ka vendosur sanksione shtesë ndaj Rusisë për shkak të agresionit të saj ushtarak në Ukrainë.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla në mbledhjen e sotme u shpreh se marrja e vendimeve të tilla do të kontribuojë në vazhdimësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Këto sanksione përfshijnë: masa kufizuese të eksportit në lidhje me mallrat dhe teknologjinë me përdorim të dyfishtë, si dhe mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin teknologjik të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë së Rusisë.

Po ashtu masa kufizuese që ndalojnë investimet e reja në sektorin energjetik rus.

Po ashtu kufizime do të ketë edhe në eksportin e pajisjeve, teknologjinë dhe shërbimet për industrinë e energjisë në rusi, në përjashtim të industrisë bërthamore dhe sektorin në rrjedhën e poshtme të transportit të energjisë.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës në orët e para të 24 shkurtit. Shtetet perëndimore kanë dënuar veprimet e Rusisë dhe kanë vendosur sanksione ndaj Moskës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *