• |
ide | kryesore

Shqiptari që zmbrapsi huliganët maqedonas anti-shqiptarë, arrestohet nga Policia. Kryebashkiakja i shkarkon edhe vëllain

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Isuf Koka, i cili mbrojti me armë mbrëmjen e djeshme hotelin e tij në Çarshi të Shkupit nga huliganët, është arrestuar nga Policia.

Gazetarja Ferikan Iljazi raporton nga Shkupi se Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, një formë kjo paralajmërimi për protestuesit maqedonas që ishin afruar te prona e tij dhe donin ta dëmtonin atë. Koka u ndje i rrezikuar për veten dhe pronën e tij që është në afërsi të bustit të Skënderbeut në Shkup dhe për shkak të reagimit të vonuar të policisë, qëlloi me armë.

Në këtë moment protestuesit u zmbrapsën nga hoteli nga i tij.

Ai po ballafaqohej për herë të dytë me sulmin e protestuesve maqedonas, pasi më herët ata kanë dëmtuar makinat e klientëve dhe hodhën sende të forta drejt hotelit të tij.

Lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski hodhi akuza ndaj biznesmeni shqiptar se ka pasur për detyrë vrasjen e tij edhe pse Mickoski fizikisht nuk ndodhej në afërsi të ngjarjes.

Kryetarja e qytetit të Shkupit ka shkarkuar vëllain e të arrestuarit, Zudi Koka, i cili ka qenë kryetar i Drejtorisë për Higjienë Komunale, i emëruar nga partia shqiptare në pushtet Aleanca për Shqiptarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *