• |
ide | kryesore

Kurbin/ Zbulohen dy parcela me cannabis, arrestohet 59-vjeçari ndërsa një tjetër shpallet në kërkim

-Instant, Lajme, Të fundit



Në kuadër të operacionit të koduar “Loading”, policia njofton se janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike. Mësohet se në Fushë Milot, Kurbin, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 59 vjeç, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotikë cannabis sativa të kultivuara, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Ndërkohë në një sipërfaqe toke në fshatin Shullaz, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe një armë zjarri automatik me një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i këtyre veprimtarive kriminale, shtetasi K. M., 50 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *