• |
ide | kryesore

E rëndë në Itali/ I riu shqiptar gjendet i pajetë në fermë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur këtë të shtunë në një fermë në Falciano del Massico të Italisë.

Djali ishte duke punuar në një serë kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën, sipas mediave italiane.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë Mondragone dhe kanë nisur hetimet për rastin.

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Sipas medias së huaj, i riu dyshohet të ketë vdekur nga temperaturat e larta, pasi në tru nuk i janë gjetur plagë.



1 Comment

  1. Shihni se mos ka qenë i vaksinuar. Shum të rinj po vdesin sot papritur nga pasojat e helmeve të shitura si “vaksina”. I kanë gjetur edhe një emër – SADS (Sudden arrhythmic death syndrome).

    Ngushëllime familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *