• |
ide | kryesore

Makina inteligjente nis monitorimin në rrugën Kardhiq-Delvinë, “fluturojnë” 20 patenta (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



20 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 48 orëve të fundit për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h.

Gjithashtu janë vendosur 95 gjoba për qarkullim me shpejtësi; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, vijojnë monitorimin 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

Gjatë monitorimit, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq – Delvinë kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.



2 Comments

  1. ajo nuk është rrugë për të udhëtuar me 60 km/h por minimalisht 70km/h, ndërsa kufiri maksimal duhej të ishte 90km/h. Gjithësesi duket qartë se ato kufizime shpejtësie janë vendosur për të mbushur arkat dhe jo për “sigurinë e udhëtarëve”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *