• |
ide | kryesore

Berisha mbledh drejtuesit e PD në Tiranë: Bisedoni me komunitetin, dilni në terren

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka dhënë direktiva kryetarëve të degëve të PD-së në Tiranë, mbi aksionin opozitar në vijim. Gjatë një mbledhje që zhvilloi në selinë e PD-së, Berisha u kërkoi kryetarëve të degëve që të intensifikojnë takimet me qytetarët e thjeshtë. Berisha u kërkon atyre organizimin e punës në mënyrë të pandërprerë për t’i dhënë përgjigje të merituar qeverisë.

“Arritëm me një organizim shumë të mirë. arritëm duke mobilizuar strukturat dhe pa këtë nuk arrihej. Arritëm duke dalë jashtë vetes sonë. duke u bashkuar me eksponentë dhe organizata të shoqërisë civile që kanë qenë zëra të kauzave të drejta të qytetarëve. Kujtoni pak betejat e tyre me policinë. Çështjet që trajtonim janë të drejta. Me politikat e tij po shpopullohet vendi, këtë rrugë do të ndjekim. Veçanërisht zgjerimin tonë, prekjen takimin me të gjithë komunitetin aty ku jemi. Tani ju mund të bëni mbledhje seksionesh dhe jau sugjeroj, por do bëni më shumë mbledhje komunitetesh. Tek shkalla, tek pallati, sheshi. Tu lutemi e të bisedojmë me komunitetin. Të kalojmë në komunitet, të përdorim logjikën, të bëjmë debat me qytetarët. Kalimi ynë në komunitet është i domosdoshëm. Sepse nuk po mbrojmë interesa, nuk është betejë për pushtet por për qytetarët, nuk marrim pushtet pa votën e lirë. Ky duhet të ikë dhe ne do bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë. Çdo zgjidhje e jona fillon me largimin e tyre”, tha Berisha.



9 Comments

  1. Herën e parë e përdori pushtetin për të sunduar vetë si diktator, derisa e përmbysën duke djegur Shqipërinë, herën e dytë e përdori pushtetin për të bërë milionerë, djalin, vajzën dhe gruan, herën e tretë, sipas rregullit i bie ta ketë për të pasuruar mbesat dhe stërmbesat, duke siguruar të mos i preken ato që ka vjedhur deri më sot.

    Por nuk do t’ia dalë dot. Ndaj po ulëret nga frika, e cila sa vjen i shtohet, vetëm se nuk po i përgjigjet njeri.Salihu shkoje sot ne vjene per mjekimin e pervitshem qe ai duhet te beje me diagnozen Epilepsi akute,mjekimi Haloperidol

    1. Ca do te thote non grata sipas teje? Thjesht nuk shkon dot ne ate shtet. Asgje me shume. Pse ska asnje akuze ndaj tij ne kete vend? Se skane ku ta kapin pra. Nese do kishin prova kujton ti, se komunistet do e linin pa burgosur Berishen? Ne ate moshe qe ka, bravo i qofte qe po i del serish per zot ketij vendi se e shqyen komunistet

  2. E akuzoi për inceneratorët/ Kapllanaj-Berishës: Provo çdo akuzë para se të të padis unë! Të rëndon “Gërdeci” mbi shpatulla. Monstër…!

    1. 9 vjet.. Tik tak tik tak.
      Sa shpejt kaluan.
      Po ka dhe 7 te tjera.
      A do kalojn shpejt???

      Tik tak tik tak.
      Prit dhe pak.
      Sa te behet femija plak.
      Me non graten s e keni te gjat. Dhe nja 7 vjet do hani dajak.
      Kueshtu ju pafshim, duke numëruar minutat ne sahat.

  3. Ne e perballojme me dinjitet edhe te miren edhe te keqen,e kemi shpirtin drite,po ju o zuzare si do ia bëni,e keni menduar?
    Lepirjet nuk ecin gjithmone,ju duhet te mendoni per nje profesion te denje,keshille falas kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *