• |
ide | kryesore

Butrinti me koncension, aktivistët protestë te zyrat e AADF

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit e ka zhvendosur protestën përpara zyrave të Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit. Mesazhi “Larg duart nga Butrinti” është inspiruar nga shpirti i lirë amerikan, nga protestat pacifiste kundër luftës në Vietnam “Larg duart nga Vietnami”.

“Kemi pikëpyetje të mëdha se si ka mundësi që avokatja e inceneratorëve ndodhet pas aferës së Butrintit, ashtu siç kemi pikëpyetje të mëdha pse pas Butrintit, po bie Durrësi, Driloni, Pallati i Brigadave, Apolloni, Finiqi dhe çdo kala shqiptare?! Kjo qeveri është kthyer si një ushtri pushtuese që po merr me radhë kalatë shqiptare!”

Sipas protestuesve qeveria është kthyer në një pushtuese, që po merr me radhë të gjithë trashëgiminë kulturore. Sipas tyre, marrëveshja e radhës, pas Durrësit është Driloni.

Ata i bënë thirrje Michael Granoff që të distancohet nga afera korruptive, “e oligarkëve shqiptarë të cilës po njollosin emrin e tij dhe flamurin amerikan.”

Ndërkohë, gjykatat janë beteja e radhës.

Aktivistët paralajmëruan që gjatë ditës së nesërme, protesta e tyre do të zhvendoset përpara ambienteve të Parlamentit, ku pritet të kaloj për miratim ligji.



1 Comment

  1. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre. Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre.Dhe kandidati per president ne protesten e mijera njerzeve sazani i gurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *