• |
ide | kryesore

Gjykata Themelore e Prishtinës thërret motrat Ismaili

-Instant, Paparazzi, Slider



Gjykata Themelore në Prishtinë kërkon që motrat Adelina, Zanfina dhe Ema Ismajli të jenë të pranishme në seancën e radhës së Enver Sekiraqës. Kujtojmë që Sekiraqa akuzohet për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës.

Raportohet se Gjykata do të bëjë këtë kërkesë nga Policia e Kosovës.

“Betimi për Drejtësi” raporton se “prokurori special Dren Paca ka deklaruar se mbetet pranë propozimit të dhënë në shqyrtimin gjyqësor më 19 janar 2022, që edhe në rigjykim të dëgjohen dëshmitaret Ismaili apo të lexohen deklaratat e tyre dhëna në polici, prokurori dhe në gjykatë. Propozimin për leximin e deklaratave të dëshmitareve Ismaili e kundërshtoi i akuzuari Sekiraqa, ndërsa nuk e kundërshtoi që të njëjtat të dëgjohen sërish në gjykatë”.

Jo vetëm kaq por “Betimi për Drejtësi” thekson se “për seancën e radhës gjykatësi Kuçi deklaroi se për dëshmitaret Ismaili nga Policia e Kosovës do të kërkohet sjellja e tyre me shoqërim, ndërsa për mosrealizimin e urdhëresave të hershme ai tha do të njoftohet komandanti i stacionit policor Jugu në Prishtinë”.

Kujtojmë që Triumf Riza ishte polic dhe u vra në gusht 2007. Në vitin 2006, në një nga kazinot e Prishtinës pati një përleshje midis Rizës dhe Sekiraqës për shkak të këngëtares Adelina Ismajli, e cila kishte një kohë të gjatë marrëdhënie intime me Sekiraqën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *