• |
ide | kryesore

Rama për bazën e NATO-s në Durrës: Flotë detare e fjalës së fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg u ndal te prezantimi i projektit për ndërtimin e bazës së NATO-s në portin e Durrësit duke e cilësuar atë një flotë detare të fjalës së fundit.

Rama kërkoi që Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen ndërsa shtroi nevojën e një dialogu të përhershëm mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe Serbinë.

“Është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin territorial të Ukrainës, Mbështetje që është më e palëkundur se kurrë. I qëndrojmë detyrimeve që ne kemi në Ballkanin Perëndimor që të parandalojmë çdo përshkallëzim. Në kapacitetin tonë si vend aleat dhe vend kandidat për në BE do vazhdojmë rolin tonë në mbështetje të paqes rajonale dhe stabilitetit. Ndërkohë që koncepti i ri strategjik thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO besojmë se është e rëndësishme të vazhdojmë një dialog të përhershëm me vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Serbinë. Pata njëherë shansin të them atë që kam përmendur në Samit.

Nevojën për përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe. E vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të prezantuar ambicien tonë për të shtuar një vlerë të rëndësishme në logjistikën e aleancës tonë duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend ku mund të ndërtojmë duke pasur parasysh sfidat e kohës sonë. Është përherë kënaqësi të kthehesh këtu dhe është gjithnjë e dobishme të kthehesh me dobi të plota dhe t’i shërbesh kësaj aleance”, tha Rama.



57 Comments

  1. Po e bene, eshte merita e tyre. Po ti keshtu do vazhdosh ti shtysh ditet. me lajme per nafte ne Shpirag, per baze ne Durres etj etj. Po ndonje projekt te madh ke bere si qeveri?Ndonje rruge.tunel,rritje pagash? Per keto do japesh llogari dhe do rrezohesh pa te mbaruar mandati.Tani mundohu kot te besh ndonje pune te vogel,te ka dal gjumi vone.

  2. Shume e vertet ne jemi nje nga shtetet e para qe kemi qene gati te ndihmojm Ukrainen be kete luft qe i eshte hapur pa deshiren e saj.

    1. Elsa,Tosi, Rei, Ymer Ervin, Rei, Koli, Miri,Titi, Blerim, Luan, Roi, Tosi, Enkel, Fatik, Islam, Fredi, Noku,Nazim, Olsa, Ademi, Fredi, Klaus, Skenderi, Ergi, Dritan, Mondi, FatjonIgli, Klodi, Poli, Dario, Arber, Qazim, Elton, Ana, Era, Landi thotë:

      Jemi patronazhiste qe bredhim bodrumeve dhe rrugeve per vota..Mos i lexoni komentet tona, i bejme per buken e gojes!

  3. ne jemi gati te ndihmojm dhe te japim kontributin ton ndaj ukraines per te vendosur sa me shpejt paqe dhe te rindertohet perseri

    1. Pse o Tito qenke kaq i gatshem per te ndihmuar Ukrainen?
      A e di ti o Tit Palla se Ukraina akoma nuk e njeh Kosoven si shtet por si pjese te Serbise?

  4. Me kete port do te kemi akoma e me shume rendesi ne NATO me vjen shum mir qe shqipria po behet nje vend i rendesishem ne nato.

    1. Çmut rendsie do ket o derdimen,kur vidhesh dhe poshterohesh perdite?
      Ore jeni prej mishi e gjaku ju dmth pre njeriu,apo pupacer pa tru qe ju terheqin fijet sipas qejfit?
      Çju duhen bazat o te mjere kur nuk keni dinjitet se pari dhe te tjerat me pas?Pse merrni per s’koti o te trashe dhe mundoheni te na shisni sapunin per djathe?
      Harrojeni kte idiotizem,harrojeni se do beni hajer duke u servilosur,ndryshoni kurs se nuk e keni te gjate keshtu.

  5. Kjo do forcoje akoma me shume pozitat e shqiperise ne NATO dhe do kete nje ndikim positiv edhe ne antarsimin e vendit ne BE

  6. Fatosi u burgos në verën e vitit 1993, ndërsa në vitin 1994 u dënua me 12 vjet burg. La burgun në vitin 1997, në momentin kur shteti i ‘demokracisë’ ra dhe të gjitha burgjet u zbrazën. Kur ra shteti në vitin 1997, gjithë bota demokratike mori lajmin se ra shteti ‘gangster dhe i dhunshëm’ që kishte kontrolluar edhe kur merrnin frymë kundërshtarët. OKB solli këtu 6000 trupa ushtarake për të mbrojtur individët nga njëra tjetri dhe nga mbetjet e shtetit të rënë. Shpellkare e maloke te salihut shkoni nga rusia e serbia se rrugen e natos e kemi zene ne qytetaret europian te shqiperise

  7. Shum mire bete qe e permendet dhe projektin e portit sepse keshtu do e shohin dhe ato se sa shume po zhvillohet vendi yne

    1. Nje Shqiperi e forte eshte siguri dhe per nje Kosove te forte.Respekt lideri i kombit SHQIPTARE🇦🇱❤️🇽🇰!

  8. Me pelqen qe nato e ka konceptuar shqiperine si piken strategjike te mesdheut dhe po e zhvillon ate ushtarakisht cdo dit e me shume

    1. Projekti i Durresit do jete shume me vlere e me behet qefi kur e degjoj qe e thoni dhe ne kete konference.Uroj qe sa me shume projekte pacim e lajme pozitive!

  9. Shqiperia eshte nje vend strategjik prandaj dhe nje flot ne portin e durrit do te rris akoma dhe me shume sigurin

  10. Nga investimet e shumta qe po behen ne vendin tone si do ishte ndryshe qe nato mos ta kishte kete si kerkes ndertimin e flotes detare ne vendin tone

  11. Kjo baze qe do ndertohen ne durres do te rrise sigurine ne vendin tone dhe ne vendet e rajonit dhe kjo fal kryeministrit tone

  12. Zhvillimi i vendit tone tashme po vleresohet dhe nga vendet e natos. Porti i durrsit do jete i rendesishem per ne

  13. Urojm qe dhe Kosova të përfshihet në partneritetin për paqen. Do te isjte e rendesishme dhe per ate. Baza e natos ne portin e durresit eshte me te vertet vendim i mire

  14. Porti ne durres ndikon ne rritjen e paqes dhe sigurise ne rajon , ne rast se ka ndonje kercenim do kemi mundesi te reagojme menjehere se kurre nuk i dihet cfare mund te ndodhi

  15. Je qe je o gjigand , portin ndertojeni po edhe kosoven ta fusin ne radhet e natos se nuk ka pse te mos antaresohet

  16. Ec o gjigand lej shpellaret t bejn muu , kush rakun thote qe shy n pun ta mendojn 2 here se kot nuk jan fut t gjitha shtetet ne nato

  17. Jemi me fat qe kemi nje kryeminister te tille keshtu vazhdoni te ecni perpara z.kryeminister se kta mendjen vetem per tju share e kane

    1. Ca moterqiresh dhe kurvash jane keta patronazhistet.

      Robqira me qesharake nuk ka.

      Shisni veten dhe nderin tuaj per 50,000 leke dhe nga ana tjeter vetem tregoheni qesharake me keto komente robotike

  18. Po cfare baze do ndertosh o te qifsha robt ty dhe gjthe brigades mavi qe shkruan ketu. E para do rrisesh ndotjen dhe e dyta ne jemi nje vend shume i vogel per “baza” detare te NATOs.

  19. Mos e futni ne dere kete qelbes me veshje shume te shtrenjta!!!Era qe len mbrapa eshte sh e forte Eshte genjeshtar i shpifur dhe uriahip i ndyre!!Mos e besoni!!🤑 thotë:

    Eshte frike ku shkel kemba tij e zeze sjell fatkeqesi !!Ne shqiperi vetem fatkeqesira gjithe keto vite pa lene anash Vjedhjet galopante me banden e horrave👹Ne cdo shtet qe ka shkuar dhe kudo qe takon Infeksionin e ka aq te forte dhe me ere te qelbur sa kur ka dale nga dera era I e qelbesit hajdut nuk ju desl vetem me nje larje me spruco te forte nga mbrapa!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *