• |
ide | kryesore

Zbulohet kanabis në Bulqizë, në pranga një person

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Asgjësohen nga policia në Bulqizë, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të tyre. Në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Bulqizë

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit.

Si rezultat, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Golovisht, njësia Administrative Gjoricë janë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike canabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kryerja e veprimeve hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në Bulqizë, i cili është arrestuar në flagrancë.

Ekzekutohen 3 masa sigurie “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetas që ndiqeshin në gjendje të lirë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër ekzekutuan 3 masa sigurie të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, e cila pas hetimeve të thelluara për ngjarjen e ndodhur më datë 26.06.2022, ku pas një konflikti mbeti i lënduar rëndë një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën në spital, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E. T., L. K., A. T., të cilët po procedoheshin penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *