• |
ide | kryesore

Rrahën të shoqëruarin në komisariat, pezullohen tre policë të “Shqiponjave” në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme



Tre inspektorë të trupës së posaçme pranë drejtorisë së Policisë së Durrësit janë pezulluar nga detyra këtë të premte me vendim gjykate.

Inspektore Blerta Gjergji, Harrun Hysenaj dhe Rezart Hajdaraj akuzohen se kanë dhunuar një të ndaluar në dhomat e paraburgimit ndaj të cilit po ashtu kanë kryer veprime arbitrare. Aktet e dhunës policore brenda komisariatit të Durrësit, kanë ndodhur përgjatë muajit nëntor të vitit 2021.

Ka qenë vetë i ndaluari ai ka denoncuar sjelljen e efektivëve të forcës Shqiponja, e cila më pas është konfirmuar edhe nga Pamjet e Kamerave të Sigurisë së institucionit.

Hetimet për rastin janë zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, e cila në përfundim ka kërkuar pezullimin e 3 policëve nga detyra. 

Efektivët e forcës së Posacme “Shqiponja” në vazhdimësi janë denoncuar nga qytetarët për sjellje të dhunshme në rrugë ose gjatë aksioneve ku angazhohen.

Denoncimet për dhunën policore u rritën vecanërisht gjatë protestave në kryqytet e rrethe për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie dhe ato kundër rritjes së çmimeve.

Ato ditë u vunë re se shoqërime me forcë të protestuesve dhe pengim i punës së gazetarëve nga punonjës policie civilë dhe të maskuar./ Ora

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *