• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Pse krisi arma mes pushuesve te “Uji i ftohtë” në Vlorë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një sherr për parkimin e makinave në zonën e plazhit ka sjellë më pas të shtëna me armë në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë” në Vlorë. Sipas policisë një person ka nxjerrë armën pistoletën dhe ka qëlluar në ajër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit, në dalje të qytetit dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Policia tha se ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit i cili është identifikuar menjëherë nga policia. Një person është shoqëruar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Njerezit jane te mbushur plot mllef nga padrejteite dhe shperthejne ne menyre te pakontrolluar vend e pa vend .
    Nese nuk ndjeheni rehat , nese ndjeheni te “shtypur” nga padrejtesite , ate “arme” drejtojani klases politike dhe jo njeri tjetrit . Ate “arme” drejtojani kriminelevete veshur me petkun e pushtetit .

  2. Me një betejë të hapur prej më shumë se një viti me Departamentin Amerikan të Shtetit pas shpalljes së tij Non Grata, Sali Berisha po vazhdon të kruajë brirët e karrierës së tij 30 vjecare pikërisht aty ku nuk duhet. Njëlloj si Enver Hoxha para tij, ai dhe shpura që e ndjek, i kanë shtuar edhe britanikët armiqësisë me amerikanët.

  3. Ku Jan ata familjeshkerdhyerit qe shkrujn per cecenin , shpellarin e malokerin ????? Po per laberin e pushimeve verore perse nuk shkrujn e ju qift serbia ter ropt .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *