• |
ide | kryesore

Pagesat buxhetore për PPP-të arritën në 95 mln euro, 17% shkuan për inceneratorët në 2021

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
taksa.jpg



Ministria e Financave në buxhetin faktik 2021, draft të cilin tashmë e ka depozituar në Kuvend bën me dije se pagesat për kontratat koncesionare shumica e të cilave në hetim nga SPAK janë rritur me 19 për qind në raport me vitin 2020.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se 17 % e pagesave kanë shkuar tre inceneratorët e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit me një vlerë totale të paguar më 2021 prej rreth 1.9 miliardë lekësh.

Ndërkohë SPAK që ka hapur një proces hetimi ka zbuluar një skemë mashtrimi gjigante, teksa aksionerët e tyre janë shpallur në kërkim. Gati rreth 30 për qind të pagesave buxhetore kanë shkuar për kontratën e rrugës së Arbrit me vlerë rreth 3,3 miliardë lekë.

Gjithashtu edhe rreth 29 për qind e pagesave totale shkuan për 4 koncesionet në sektorin e shëndetësisë, ku shumën më të madhe e mori koncesioni i sterilizimit me 1,5 miliardë lekë, shërbimi laboratorik me 1,1 miliardë lekë, shërbimi i dializës me 754 milionë lekë dhe Check -Up 219 milionë lekë, për shkak se ishte i pezulluar deri më shtator 2021.

Koncesionet në shëndetësi janë në hetim nga SPAK. Disa ditë më parë SPAK mori në pyetje ish ministrin e Shëndetësie, Ilir Beqja. /monitor

https://www.monitor.al/pagesat-buxhetore-per-ppp-te-arriten-ne-95-milione-euro-17-shkuan-per-inceneratoret-me-2021/



1 Comment

  1. Sot PPP e famshme nje plage kanceroze qe po marrin c do cent nga xhepat e ketyre njerzve te varfer Nje vjedhje e miratuar me ligj fshiet pas c do konçensioni gjerat po perkeqsoen me tej vjedhje e hapur e buxhetit te shtetit perfundojne ne xhepat e hajduteve PPP ( Pervetsim, Parase, Popullit) e sa kohe do ekzistojne keto PPP mbase do na shoqerojne tere jeten ? Mbase derisa drejtesia te funsionoje nje dite ? Ndihemi te lodhur dhe vjedhur ne 32 vite demoraci qe nuk ka ekzistuar ndonjere Perderisa jane te njejtet aktore ( PD,PS,dheLSI ) qe jane provuar disa here ketu nuk mund te behet ky eshte realiteti i hidhur SHqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *