• |
ide | kryesore

Berisha: Padrinoja i Arben Ahmetajt e ka emrin Edi Rama, nuk i shpëton dot gjykimit në rrugë e sheshe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend kundërshtoi vendimin e kryetares së Kuvendit për miratimin e ndryshimeve në qeveri pa debat.

Teksa mori fjalën për procedurë, Berisha paralajmëroi Ramën se edhe nëse i shpëton gjykimit në Kuvend nuk do ti shpëtojë gjykimit në rrugët dhe sheshet e vendit.

“Vendimi për të shkelur në mënyrë flagrante rregulloren e parlamentit e cila u garanton në nenin e saj 110, pika 4, debatin për programin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave është një akt i pashembullt, një dhunim flagrant i të drejtës së deputetit për debat në këtë parlament. Është një vendim i cili merret në kuadrin e monizmit të plotë të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe krimit. Dua ti them Edi Ramës se cfarëdolloj xhakete që të veshësh dhe zhveshësh nuk të heq ty qyrkun e vjedhësit. Ti kërkon tu mohosh deputetëve të drejtën e fjalës vetëm e vetëm se në rast se do të flisnin do tu faktonin shqiptarëve se padrinoja i Arben Ahmetajt e ka emrin Tenderbegu Edi Rama. Zonja kryetare në emër të ligjit të këtij parlamenti hap debatin siç parashikon rregullorja dhe mos përdorni arbitraritetin. Çështja e djegësave është problem madhor, mos të mendojë Edi Rama se duke i shpëtuar gjykimit këtu në parlament do ti shpëtojë gjykimit në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Ju garantoj se kurrë jo”, deklaroi Berisha. 



21 Comments

  1. Shantazhet e tua mund t’i haje vetem ndonje shpirtzi i ngjashem me ty.

    Prapa kercenimit tend banal, dallohet qarte, frika dhe paniku yt, te cilat kane kohe, qe te jane kthyer ne makth dhe semundje kronike.

    Per ne te tjeret, ti je thjesht nje superhajdut, abuzues i pushtetit, i korruptuar, fuks, i pabese, armik dhe turp i popullit dhe i vendit tend.Te ka futur ne shishe o salih,rama

  2. o sali o plere mos vazhdo me se eshte ngopur populli ti di te gjitha te palarat dhe se i ke duart e lara me gjak

  3. po clidhje ka ahmetaj me ramen jane njerez te ndryshem dhe persa i perket vendimeve te qeverise ato merren ne kolektiv si merr vetem rama

  4. Po per padrinon,apo ahmetajn,nuk kishit gje ju dordolecat e ridhjerjes?
    Apo nuk ju vjen zeri per problemet e verteta,krimba qe nuk komentoni dot ate qe mendoni po vetem ate qe ju detyrojne.Zvarranike.

  5. Po edhe ti o koqe qe merresh me padrinon dhe ahmetajn. Thuaj nje fjale per spiunin dhe komunistin Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *