Është arrestuar pas 24 orësh në arrati, Ramiz Mici, 37-vjeçari që vrau në Elbasan gruan me të cilën bashkëjetonte prej një muaji, Jetlira Elezin. Sipas disa burimeve, ishte fshehur tek përroi i Zaranikës.
Policia e Elbasanit ka arrestuar personin e shpallur në kërkim, 37-vjeçarin Ramiz Mici, i cili qëlloi për vdekje me thikë gruan me të cilën bashkëjtonte, Jetlira Elezin, në të njëjtën moshë.
Sipas burimeve, shkak i vrasjes ka qënë xhelozia. Pas krimit, Mici është arratisur nga shtëpia ku kreu vrasjen dhe Policia është duke krehur zonën për gjetjen e tij.
Ramiz Mici ishte nga Selita e Mollasit, i divorcuar, me dy fëmijë. Kurse viktima, Jetmira Elezi nga Belshi. kishte një vajzë të mitur nga martesa e parë. Ata jetonin me qira në shtëpinë në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit dhe nuk kishin një punë të qendrueshme.
Sipas Policisë, vrasja ndodhi pas mesnate duke gdhirë e shtuna, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan. Shtetasi R.M., 37 vjeç , ka goditur me thikë, bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetmira Elezi, 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.