• |
ide | kryesore

Partia e Lirisë: Miliardat e vjedhura nga banda e Ramës do t’ua kthejmë shqiptarëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së drejtuesit të Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri i cili tha në një intervistë për “Deutsche Welle” se korrupsioni largon rininë nga Shqipëria.

Blushi deklaron se vetëm lufta pakompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.

POSTIMI I PLOTË
DO TA ÇRRËNJOSIM KORRUPSIONIN ME ÇDO ÇMIM!
MILIARDAT E VJEDHURA NGA BANDA E EDI RAMËS DO T’UA KTHEJMË SHQIPTARËVE!
Korrupsioni është arsyeja kryesore e shpopullimit të vendit.
Asnjë popull në rajon dhe në Europë, nuk vidhet siç vidhemi ne, as varfërohet siç varfërohemi ne, çdo ditë.
Korrupsioni dhe kapja e shtetit e ka penguar për vite të tëra anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Vetëm lufta pakompromis kundër bandës së Edi Ramës që vjedh çdo ditë pasuritë publike dhe pronat e shqiptarëve është thelbësore për të ndalur zbrazjen e Shqipërisë dhe për t’u anëtarësuar në familjen europiane.
Mos u mashtroni nga fushatat për “lodhjen” apo “zhgënjimin” me BE.
Shqiptarët janë të zhgënjyer, të lodhur, të vjedhur dhe të pashpresë vetëm nga Qeveria.
Përballë korrupsionit, varfërisë, arrogancës, brutalitetit, padrejtësisë, pandëshkueshmërisë dhe injorancës që na qeveris kërkohet rezistencë. Jo dorëzim, jo indiferencë.
Të bashkohemi në qëndresën ndaj së keqes! Vetëm kështu do të ndalim shpopullimin dhe do të afrohemi më shpejt drejt BE!
KOHA PËR REVOLUCION ANTIKORRUPSION ËSHTË TANI!



26 Comments

    1. E saktë Tedi! Koha është tani për një opozite të bashkuar të hidhet në protesta të vazhdueshme kundër kriminelëve të sektit të kuq.

      Mos harroni se po u tërhoqët të gjithë do t’a pësojnë, duke sjellë keshtu praktikisht fundin e Shqipërisë. Bëjini mir llogarit kësaj rradhe, shansi nuk të vjen dy herë në derë.

  1. Po le të mbrohet vetë Meta, ta mbrojnë ata sugurimsat dhe xhelatët që dekoroi.

    E ka shumë të thjeshtë: Të marrë e të publikojë dosjen, po është i pastër, dhe çështja mbyllet.

    Pse duhet të dalin viktimat e krimeve të komunizmit e të mbrojnë xhelatët ?!

    Gjithë jetën do ti përdorë Sigurimi dhe komunistët këta ?!

    Përdorimi i dosjeve të Sigurimit sot ,është arsyeja më e madhe pse ato duhet të hapen e të publikohen për të gjithë .Liro banjot per shpellkaret e tu ne fillim

  2. dorzo gjithe gjene e vjedhur te shqiptarve o bythqir i Cepanit se ne e dime kush je ti o spiun i sigurimit

  3. Nuk ka nder me te madh per Ramen se te kete perballe Meten duke tundut flamurin Antikorrupsion.
    Bertet kryehajduti kapni hajdutin.

    1. Do te thuash ” PRIMARE’ , apo jo ? Se, konktretisht pronat nuk jane PARIMORE.
      Ke mbushur kete lajm me komentet e tua , por ne fillim shko meso kuptimin e fjaleve .
      Sa per pronat , ato na i hoqi Saliu qe ne 1993 , dhe nuk kemi per ti marre me !

  4. Po zotrote tani qe i ndrove emrin partise ti do besh gjera te mdhaja shume kujdes mos te del ndenje skandal tjeter ate bej

  5. Hahahahahahah ke dashur te thoje parat qe i kam vjedhur un se rama ska vjedh gje o i paftyr qe ti me ato lek qe ke vjedhur ke siguruar dhe 7 breza te tjera

  6. Aman kur flet dhe ti per leket e vjedhura po si ke goj m o ilir floriri po ke fakte ti qe rama ka vjedhur se ne per ty kemi bashk me ate shokun tat plak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *