• |
ide | kryesore

Tensionet në Kosovë/ Vuçiçi heq maskën e Ballkanit të Hapur, nis retorikën e luftës

-Instant, Kryesore, Të fundit



Në takimin e korrikut në Ohër, kur u mblodhën për Ballkanin e Hapur bashkë me Edi Ramën dhe Kovaçevskin e Maqedonisë së Veriut, mesazhet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiçit ishin ato të paqes dhe të bashkëpunimit. Si provë të dëshirës së mirë për pasur begati para konfliktit, Vuçiç ishte brenda kornizave të Ballkanit të Hapur kur i shtriu dorën liderëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

“Janë të mirëseardhur edhe përfaqësuesit e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës”, u shpreh presidenti serb, në një deklaratë, që një muaj më pas tingëllon cinike.

U deshën pak orë natën e kaluar (31 Gusht 2022), me një seri lëvizjesh të koordinuara nga Beogradi, që në veri të Kosovës, të krijohej një situatë shqetësuese. Serbët nuk e pranojnë vendimin e qeverisë Kurti, që kur të hyjnë në Kosovë të pajisen me një letërnjoftim për makinat e tyre, njësoj siç ndodh kur shtetasit nga Kosova hyjnë në Serbi.

Kamionat bllokuan rrugët për në dy pikat kufitare të veriut, në Jarinjë dhe Bernjaku. Të shtëna armësh u raportuan nga grupe të armatosur. Disa shqiptarë u rrahën nga persona të maskuar, ndërsa mediat në Kosovë raportuan edhe për policë të plagosur, që më pas rezultoi lajm i rremë.

Vuçiçi i luftës, jo i Ballkanit të Hapur

Pasigurisë në terren, i paraprinë deklaratat politike. Vuçiç përdori një retorikë lufte dhe tha se Serbia do të fitojë. Petkoviç fajësoi Albin Kurtin për situatën, para se të nisnin incidentet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e drejtoi gishtin nga Beogradi si nxitës të trazirave në veri, ndërsa pas negociatave me ambasadorin amerikan tha se është gati ta shtyjë vendimin e reciprocitetit për targat, që nga momenti që hiqen barrikadat e serbëve.

Në mesnatë nisi lëshimi i letërnjoftimeve për targat, për sa kohë barrikadat nuk janë hequr. Gjendja është e nderë.

Vuçiçi tanimë e ka hequr maskën e Ballkanit të Hapur. Pa asnjë kompleks ai u shfaq në mbrojtje të njerëzve që qëlluan me armë, atyre bllokuan pikat kufitare dhe grupeve që keqtrajtuan qytetarët shqiptarë të Kosovës.
Nuk flet më për bashkëpunim, për prosperitet apo paqe, por për luftë.

“Një falenderim i madh serbëve nga Kosova për përmbajtjen dhe guximin e tyre. Na pret lufta më e vështirë politike. Faleminderit për ruajtjen e emrit dhe mbiemrit serb në Kosovë. Dua të falënderoj ata që e përkrahën Serbia”, tha Vuçiç.

Qëndrimi nga Shqipëria

Tirana zyrtare ka heshtur deri një ditë më pas për situatën e krijuar në veri të Kosovës. Edhe nëse do të ketë reagim, ai do të jetë i vonuar, pasi tashmë situata po shkon drejt zgjidhjes me ndërhyrjen e ambasadorit amerikan në Prishtinë.
Kryeministri i Shqipërisë ka pasur reagime të shpejta, gati entuziaste në rastet kur Vuçiç është shfaqur me maskën e politikanit properëndimor.
I tillë ishte votimi i rezolutës kundër Rusisë në OKB, që Rama e përcolli me fjalët “Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor”. Në marrëdhënien e tij me Vuçiçin, Rama e ka përjashtuar Kosovën, duke rënë dakort që ajo është një çështje që nuk bien dakort.

Madje në një nga takimet e Ballkanit të Hapur një vit më parë, Edi Rama e akuzoi Prishtinën se e ka kthyer dialogun një një monolog patriotik dhe se po i përdor bisedimet e Brukselit për politikë të brendshme./Lapsi.al



17 Comments

  1. Patronazhiste dhe sufllaqexhi nje pyetje: Kush eshte spiuni serb (po te doni quajeni kali i Trojes, apo kolona e peste e serbeve ne popullsine shqiptare te Ballkanit)? Deri me tani keni quajtur Berishen si te tille. Po Rama qe na puthet cdo dite me serbet dhe kur serbet sulmojne shqiptaret nuk thote asnje fjale, si mund ta quajme Rama apo Ramovic?

  2. kur Hajdari protestonte ndaj Berishes, gusht 1995. Dhe ja c’ka thënë:

    “Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem, ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.Salih metaj eshte agjenti serb me dokumenta dhe jo me fjale shpifje per llogari ditore

    1. Doli ky sumqiri si fis i Rilindjes me komente nga shkrimet e Gelbazes dh Cupit copy-paste. A ke turp o ndyresire Rilindase qe te qihen robt para mbrapa dhe ti ke hallin si ti sherbesh Edi Lgbt. Vemje eshte pak per ty

  3. o zagari I ndyre Azemin ka 25 qe e keni vra dhe ju del prap ne enderr, o qelbesirat me te ndyra qe mban kjo toke

  4. Kthesa e tij e papritur ka nisur pas miratimit të ligjit për dosjet më 2015, kur befas në formularët e deklarimit të pasurisë ai firmos me Ilir Metaj

    Pra ne tani kemi dy formularë të tij, atë të vitit 2010 fjala vjen ku ai nënshkruan me Ilir Meta dhe atë të vitit 2016 ku ai firmos me Ilir Metaj, ndërkohë që në publik mban emrin Ilir Meta.

    Pra momenti i kthesës për të është viti kur miratohet ligji për dosjet,Ta Qi spiuni i salihut

    1. Kthessa e papritur e tij filloi ne vitet post 2000. Papritmas nuk quhej me Edvin Kristaq Aneta ( Neta me perkedheli) Rama por pak me shkurt: Edi Rama .
      Mos ndoshta kjo ka te beje me historikun e trafikimit te droges poshte urave te Parisit apo me nje lloj kompleksi mdaj nenshkrimit tek revista e Sigurimit te Shtetit me te njejtin emer ?
      Apo ndoshta ngaqe ka bere raporte informuese tek Sigurimi I Shtetit per skuadtat italiane te basketbollit tek hiqej si perkethyes dhe shoqerues i tyre ne Shqiperi ?
      Apo ndoshta ngaqe ka akoma numrin e karteles se burgut bashke me foton perkatese me pizhamat vija vija , te futura ne nje dosje neper kasafortat e Ministrise se Brendshme franceze ?
      Apo ndoshta e ka nderruar emrin per te harruar momentet e pernatshme kur rrihte dhe nxirrte jashte te emen ( Neta =Mata Hari ) e cila detyrohej te flinte neper komshi?
      Apo mos ndoshta per te harruar faktin qe akuzoi ne gjykate , te atin- Krisraqin se kishte bere femije me gruan e tij ??
      Kush e di….mbase e ka nderruar enrin edhe kot.

  5. Duhet te jemi realist, kush eshte maksimumi qe mund te marri kosova, duke pare forcen qe ka, ekonomine, mbeshtetjen, ushtrine etj, ASIGJO.
    Tani nese je shtetar serioz, edhe jo vetem kur ke nevoje per vota, per mbuluar nai gjo apo te fryn dikush del e ben veprime te njeashme qe si mban dot ne jete as 1 ore.

    E githe europa me asosacione eshte, cdo krahine minoritare ka pavarsi nga qendra, vale da’osta, trentino, katalunea, irlanda e veriut, vete zvicra.
    Nuk mund te detyrosh pakicat e nje shtete te forte te besh cfare don ti, shembulli ukrahina, sudetet me hitlerin etj,
    Sidomos tani qe ne pretendojm te shkojm ne europe, kur shteti humb rendesine ne kurris te rajonit.

    Rasti me i keq per kosoven eshte ndarja (qe nuk eshte edhe aq i keq, por hap lojen per te tjeret si precedent), rasti me i mire asosacion ne kufijt e kosoves, te tjerat jan endra me sy hap.

    1. Heu Beu sa europian qenke,. Po pse krahasohet Zvicra me Serbine,kete shtet te fuqishem sipas teje, qe asosacionet/kantonet te jene kaq te parrezikshme? Po pse ti cfare ti teket serbeve te pranojme?Sot veriun, neser edhe 5 komuna te tjera serbe ne jug te Kosoves? Pse mos te “durojme” dhe mos t’i leshojme pe fashistave serbe,kur koha eshte ne favor te shqiptareve dhe aq me pak, nqs Zoti i jep shendet Kurtit, per 3 mandatet e para te tij, e zgjidh mire e mire kete “problem”.Mos fol marrezira, se po filluam tua plotesojme kerkesat serbeve, atyre nuk u mjafton as Zajednica, as Open Ballkan, por detyrohemi t’u japim dhe det deri ne Durres. Shkau vetem gjuhen e forces kupton,por fatkeqesia eshte politikanet qe kane qene deri dje, nuk e kane forcu sa duhet ushtrine dhe policine, keshtu qe nuk jemi akoma gati, por nje dite do te jemi dhe hakmarrja e shumepritur do vendos drejtesine ndaj rracen me te ndyre ne bote

      1. pse duhet te pranoj serbi i kosoves targat dhe karten identitetit te kosoves kur ai faturat e energjise i paguan ne serbi.
        Ke jetuar ndonjehere jasht ti, mjafton ti japesh historikun e pagesave te energjisje edhe verteton qe ke jetuar ne ate vend edhe merr cfare te doje trapi.

        Keto marrvshje e shtyjn ate te kerkoj edhe me shum, cme duhet targa cme duhet id. etj se jan marrveshje qe behen per publicitet, ty te shet repriocitetin serbit precedentin.

        1. Paska pas te drejte komenuesi tjeter qe te tha mos fol pa ditur gje,Se ne baze te kesaj qe thua e kuptoj qe spaske informacionet baze ne kete teme(se sdua te mendoj me te keqen ,me kete avokattlekun qe i beke serbeve). Ti vertete nuk e di qe serbet ne veri skane paguar asnje qindrake per energjine, dhe ate energji deri tani,ua kane paguar pjesa tjeter e popullsise se Kosoves, pra shqiptaret? Tani do detyrohen te paguajne, dhe mos u beni militante e cdo gje ta lidhni sikur Kurti e beka per pike politike se jo cdo gje behet per populizem dhe leke ne kete jete. Kurti thjesht po ben detyren qe duhet te beje. Per fatin tone k aqelluar patriot, trim,pa dosje, i pashantazhueshem dhe po e ben mire detyren. Po te qellonte tradhetar si Thaci dhe Isa, apo hajdut dhe frikacak si Dulla Koti, jo vetem sdo e bente mire detyren por do bente deme te tjera, Por shyqyr per fatin tone ka qelluar Kurti dhe po i shkon problemit ne rrenje.Te jemi te gezuar per kete fakt pavaresisht e do apo nuk e do Kurtin( e drejta jote) dhe jo te arsyetojme veprimet serbe. Serbet jane komb primitiv, kriminel, gjakatar,nuk behen ndryshe o shok sa te duash pikturoji ndryshe, e jepu Open Ballkan, prape se prape ata mbeten SERBE dhe sdnryshojne kurre.

  6. Ate e di pare teje edhe para atij para teje se un kam qen i pari qe kam shit aparatura mining ne veri te kosoves, por te hodha poshte diskursin tend, qe thau po i dhe serbe keto do kerkojn edhe durresin, kupto qe je ne hene me argument.

    Po votat kurti si mori per te bere marrveshje me serbin, edhe te thote qe nuk eshte faji im se skisha ca te beja.

    nese je kunder kesaj del me propozimin tend edhe thua un jap kete edhe p o deshet hajde te bejm deal.

    Por sharlatan qe ben politike me ceshtjen kombetare jane te gjithe edhe ky qe ki thua te kunderten , sepse deri dje digjte parlamentin, tani thot skam ca te bej un.

  7. Beu nuk e ka idene se si eshte situata reale . Ky Beu dyshoj se eshte shqiptar . Duket te jete minoritet grek qe e njeh gjuhen shqipe . Flet per Kosove me informata sikurs nje filandez . Turp i madh . Po mos te kete turp se nuk eshte shqiptar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *