• |
ide | kryesore

Von der Leyen: BE-ja të përgatitet për “më të keqen” në furnizimet me gazin rus

-Instant, Lajme, Planet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se Evropa duhet të përgatitet për “situatën më të keqe” në lidhje me furnizimet me gazin rus.


“Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 vende anëtare të BE-së, ne të gjithë duhet të përgatitemi për situatën më të keqe”, tha Von der Leyen për El Mundo, gazetë në gjuhën spanjolle.


Rusia ka pezulluar dërgesat e gazit në disa vende të Bashkimit Evropian.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha më 26 korrik se Bashkimi Evropian nuk do t’i dorëzohet “shantazhimit” të Moskës, pasi Gazpromi njoftoi për një tjetër reduktim të madh të gazit përmes gazsjellësit Rrjedha Veriore 1, i cili lidh Rusinë me Gjermaninë.

Gazsjellësi, i cili bart gazin nga Rusia në Gjermani, ka dërguar gaz nën kapacitetin që ka tash e sa javë.

Muaj më parë, Gazpromi veçse ka ndalur furnizimet me gaz për Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën, Holandën dhe Poloninë, pas refuzimit të tyre që të zbatojnë urdhrin e Kremlinit për të paguar faturat në rubla, dhe jo në dollarë apo euro.

Shqetësimet në rritje për reduktimin e dërgesave të gazit nga Rusia e kanë shtyrë bllokun javën e kaluar të binte dakord për një plan urgjent për të frenuar konsumin e gazit.

Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më 26 korrik se shtetet duhet që vullnetarisht të zvogëlojnë përdorimin e gazit për 15 për qind, nga gushti deri në muajin mars.

Von der Leyen e quajti këtë “një hap vendimtar” për të kundërshtuar kërcënimin e Rusisë për ndërprerjen e plotë të furnizimit me gaz. /Rel


1 Comment

  1. ZGJILLJA POLITIKE DHE EKONOMIKE ESHTE E MUNDUR .NJERZVE JU MUNGON VETEM ANGAZHIMI thotë:

    ZOTI MADHERISHEM I DHA GJITHA MUNDESIT PER GJITHCKA TE MIR QE KEMI NEVOJ .QE NDOLLEMI NE VETSHKATRRIM VETZHGENJIM .DHE BUZ NDESHKIMIT ESHTE FAJI NJERZORE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.