• |
ide | kryesore

SHBA vret liderin e Al Kaedës: Al Zawahri, një nga organizatorët e sulmeve të 11 shtatorit

-Instant, Lajme, Planet



Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e al-Kaedës, Ayman al-Zawahiri, në një sulm me dron në Afganistan, ka konfirmuar presidenti Joe Biden. Ai u vra në një operacion kundër terrorizmit të kryer nga CIA në kryeqytetin afgan, Kabul të dielën. Presidenti Biden tha se Zawahiri kishte “kryer vrasje dhe dhunë kundër qytetarëve amerikanë”.

“Tani drejtësia është vendosur dhe ky lider terrorist nuk është më,” shtoi ai.

Zawahiri mori drejtimin e Al-Kaedës pas vdekjes së Osama Bin Ladenit në vitin 2011. Ai dhe Bin Laden komplotuan së bashku sulmet e 11 shtatorit dhe ai ishte një nga “terroristët më të kërkuar” të SHBA-së. Zyrtarët thanë se Zawahiri ishte në ballkonin e një shtëpie të sigurt kur droni qëlloi dy raketa drejt tij. Anëtarët e tjerë të familjes ishin të pranishëm, por ata nuk u dëmtuan dhe vetëm Zawahiri u vra në sulm, shtuan ata.

Biden tha se kishte dhënë miratimin përfundimtar për “goditjen e saktë” ndaj liderit 71-vjeçar të Al-Kaedës pas muajsh planifikimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *