• |
ide | kryesore

Mocion votëbesimi për qeverinë, reagon Abazoviç: Nuk do të mbijetojnë politikisht ata që filluan procedurën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka reaguar ditën e sotme pas depozitimit të kërkesës nga ana e DPS-së në Kuvend, e cila kërkon votëbesimin e qeverisë.

Në një konferencë për mediat Abazoviç ka deklaruar se nuk e di nëse Qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por di se ata që filluan procedurën për votëbesimin nuk do të mbijetojë as politikisht.

Një pjesë e njerëzve që e nisën procedurën dhe një pjesë e strukturave që e nisin atë procedurë, gjoja duke u fshehur pas Marrëveshjes Themelore, sigurisht që nuk do të mbijetojnë politikisht, qoftë kjo të realizohet më 19 gusht, në disa zgjedhje, në ato lokale në Podgorica, një pjesë e atyre strukturave sigurisht që nuk do të mbijetojë”, ka thënë Abazoviç, përcjellë RTCG.l

Qeveria e Dritan Abazoviç u akuzua fort pasi firmosi marrëveshjen me Kishën Orthodokse Serbe.

Një ditë më parë Partia Demokratike e Socialistëve depozitoi djnë parlamentin e Malit të Zi kërkesën për votëbesimin e kryeministrit Dritan Abazoviç.



4 Comments

  1. Ta dhiu drejtori i policise kufitare
    Ke kalu priftin pa “dogane”
    Dha dorëheqjen si burrat.
    Na ke hap pune do kërkojë
    Papui Anastas asfalia manastiret në tokat tona.Apo sna bene dhe ca varreza këto gjoja
    me ushtarë grekë.
    Bravo malazezëve që duan të të heqin.

  2. Nje here udhetoni me carterin e Rames kur shkoi ne Ukraine dhe ju ndrrua truri. Te tradhetosh popullin e vendin tend ne kete menyre nuk e meriton postin. Do te perfundosh si Rama tradhetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *