• |
ide | kryesore

Zbulohet misteri i vdekjes së çiftit shqiptar në New York

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ai një aspirant për aktor. Ajo një vajzë me fytyrë ëngjëlli, nënë e dy fëmijëve.

Mënyra se si Florind dhe Ornela Belliu humbën jetën, duke rënë nga kati i gjashtë i banesës së tyre në New York ishte një ngjarje e mbushur me mister.

Hetuesit nuk e përjashtuan versionin e një vrasjeje. Por kush mund të ngrinte dorë kundër dy prindërve nga Shqipëria? Në anën tjetër, nëse kjo ishte një vetëvrasje, çfarë i shtyu ata drejt një vdekjeje makabër, që la pas dy fëmijë jetimë?

Dëshmitarë të ngjarjes thanë se në fillim nga kati i gjashtë i pallatit ra Ornela Belliu. Pak sekonda më pas, ra edhe Belindi.

“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha një fqinj i tyre për mediat lokale, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tregoi fqinji.

Prej vitesh ata jetonin bashkë në Shtetet e Bashkuara dhe aspiranti për aktor ishte angazhuar në një agjensi për shitjen e pronave të patundshme. Në punë ishte edhe Ornela, që ishte shtatzënë.

Misterin për vdekjen e shtoi një mesazh i fundit i Florind Belliut në rrjetet sociale, ku ai fliste për një kurth.

“Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra. Për dy çunat e mi Schëibe dhe Raya. Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë. M’i kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai.

Mesazhi shtoi amullinë e ngjarjes dhe nxiti hamendësimet për një konflikt të mundshëm të 32-vjeçarit.

Ndërkohë miq të Florind Belliut e përshkruanin atë si një djalë të ndjeshëm dhe të dashur me familjen, që pak më parë kishte humbur dhe gjyshen dhe babain e tij.

Por përshkrimi patetik që i bënë Florindit në media, nxiti motrën e Ornelës të nxjerrë të vërtetën.

Në një status në rrjetet sociale, ajo tregon se ëngjëlli i vërtetë ishte e motra e saj, e cila bashkëjetoi për shumë kohë me një të sëmurë mendor, që në fund i mori jetën.

“Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte kohë që ia kishte bërë jetën të vështirë motrës sonë, por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën ‘engjëll’, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende probleme…”, shkruan motra e 28-vjeçares, duke zbuluar misterin e një ngjarjeje që prej ditësh u trajtua me patetizëm në media./Lapsi.al



17 Comments

  1. Ky i lojturi kishte vetëm Allahun dhe i mjaftonte ë?! Pse nuk e shpëtoi Allahu por e çmendi dhe e la të hidhej nga ballkoni?

    1. nuk ka lidhje Allahu
      Ai ka crregullim personalitetit dhe e sheh boten ndryshe nga ti

      ai ka veten per Allah

    2. Or budall cfar lidhje ka feja me kte rast nuk e kuptoj dot.
      U bere ti qe nuk ke lexu dy dy rreshta nga feja te dalesh e te kritikosh trecerekun e Botes.

    3. Sikur te hidhej edhe kurvi i gjate nga Kullat me te larta te fik- bitheqirit.
      Do shpetonte evropa lindore nga nje satrap psicopat skizofren dhe drogaxhi i paprezantueshem.
      Edshurra pjelle e kristaq perdhunuesit.
      Ptuuuu bushterr.

      1. Thuhet se gjyshi(prej babe)ka ken shofer i mbretit Zog. Gjyshja,thone e bukur,ishte kuzhinjere ne pallat,mbreti,thone,ka kene hamshor. Ne perfundim Kristaqi ka kene femij ilegjitim i mbretit.
        Djali i Kristaqit pretendon fronin e “gjyshit”
        Ne se kontributete mbretit qqysh ne shpalljen e pavaresise,luften e Koplikut,mbrojtjen e kongresit te Lushnjes,krijimin ethemeleve te aresimit,drejtesine e pavarur,administraten e shkelqyer te gjithe te mirepaguar,eliten intelektuale qe pothuaj nuk ekzistonte e ban ate Burre Shteti.
        Edhe ky gallof edhe sikurte jene te verteta llafet per te si nip bastardh i monarkise asht atiteza e “prej ardhjes”se tij.

  2. po mire mi motra e Ornelës

    termi me i sakte nuk eshte crrregulim mendor por crregullim personaliteti

    per “Ornelat” shume te mundshme ne te ardhmen, lexoni:

    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist Kindle Edition
    by A B Jamieson (Author)

    1. Dihet e verteta po mediat se thone qe Gruaja kishte ngel Shtatzen me jaranin. Ky qe shkaku i sherrit se kjo Ornela sa erdhi ketu i mori te gjitje me rradhe

      1. O shoku,pa te paragjyku, por ti ndoshta mund te jesh dhe i aferm i ketij tipit, dhe si zakonisht ne te tilla raste ,te afermit fajin e hedhin tek viktima dhe jo fajtori(nqs je ky rast te pakten mos e pergojo edhe pas vdekjes ate grua). Por ja e zeme se eshte ashtu si thua ti, ne ate rast kjo ishte e vetmja zgjidhje sipas teje? A smund te ndahej,nqs gruaja e tradhetonte, dhe te vazhdonin secili jeten e vet? Ky me veten e tij mund te bente cka te donte, por kush ja jep te drejten ta vras tjetren,mamane e femijeve te vet, e aq me teper ne menyre makabre duke e hedh nga ballkoni, apo dhe ti lere femijet jetim? Kurse faji i Orneles eshte qe vazhdonte jeten me nje te semure mendor,duke rrisku jeten e saj dhe te femijeve. Mund te ishte e mire me te, dhe ti conte ushqim, e te kujdesej per te,sic ka bere,pra jo ta linte rrugeve, por jo te rrezikonte jeten e saj dhe te femijeve te saj.

  3. Te shkretet femije, cfar fati i keq i ka rene me nje baba me probleme nendore dhe nje mama cope mishi qe pretendonte te zgjidhte problemet mendore me dashuri…
    Ka shku dhe ka bo dhe femije te trete idiotja!
    I ndihmofte Zoti femijet e gjore.

  4. Qyteti i New Yorkut ku ka ndodhur kjo ngjarje , ka një popullsi me shumë se trefishi i Shqipërisë.
    Po ndryshe nga Shqipëria ku këto ngjarje ngelen “misterioze”, në SHBA kam bindjen se është sistemi i institucioneve të sigurisë që do ta hetojë të vërtetën e shpejtë a vonë do të dalë me zbardhjen e saj.
    Nuk duhet të nisemi nga deklaratat mediatike për të përcaktuar “fajtorin”
    Para dy ditësh në një media që ritransmetonte një intervistë të saj me “aktorin” emigrant, e vlerësonte ate me superlativa.
    Këtu tek Lapsi, bazuar në deklaratën e motrës së viktimës, ai del djalli e ëngjëlli ishte bashkëshortja.
    Këto dy vlerësime të kundërta mediatike, krijojnë mundësinë e abuzimeve me thashetheme nga lexuesit, duke fantazuar sejcili sipas mendjes së tij.
    Unë do ti besoja vetëm përfundimit të hetimit amerikan për të vërtetën e kësaj ngjarje.

    PS. Përseri shoh vrejtjen se po komentej “dëndur”, ndonëse sapo e hapa internetin.

  5. I pate amerikanet ? I dhane te gjitha versionet dhe te gjitha i moren si te mundeshme , ndersa ketu lejfeni dhe kurvat mavi thane direkt pa hetuar se z.Myftaraj u hodh vete nga ballkoni . Shtet putanash

  6. Sot me beri pershtypje nje postim i Rames , pamje nga plazhi i Durresit, nga Ura e Dajlanit te Kavalishenca. Pamje e pare nga lart. Shezllonet dukeshin si kuadratet e ushtrise ne parada ushtarake. Rama thote qe eshte nje mrekulli, dhe se Durresi eshte qyteti me i mire ne bote. Lexojeni te Shqiptarja. Com. Po pse nuk thote Rama qe siperfaqe te lira per qytetaret nuk ka sepse shezllonet ishin rrafsh qe as rruge per te kaluar makina e plehrave nuk ka se jane shezllonet deri afer ujit. Ku eshte 20 perqindshi i lire sipas VKM per qytetaret. Kur Durresi eshte nga me te miret ne bote, pse nuk e ben edhe Ai plazhin ne Durres por e kalon beharin ne Dhermi, ne zonen e oligarkeve me te pashpirt ne bote, te cilet e urdheruan ushtarin kryeminister qe tu hapte tunel 6 kmx 2 baraz 12 km, me 150 miljon euro, ne nje kohe qe vendi yne me nafte nuk ka Rafineri nafte se Politika e hajnave e zhduku dhe nje Rafineri e re do 200 miljon euro, por duhej Tuneli. O popull nuk ke pare gje akoma. Plazheve shume shpejt do tu vihet Trau. Shikoni se cfare ka thene Rama per plazhet ne 2014 dhe si vepron. Nje mace apo qen qe keta kane ne shtepite e tyre, jeton me mire se nje familje me 4 persona. Pensionistet te rrine mire e te mos degjohen se ata e mbajne Ramen ne pushtet. Ua hoqi 3000 lekshin e paketes sociale. Por duhet ta durojme dhimbjen se ata te tjeret karshi sjane kurrkund, jane te provuar dhe njelloj hajdute si keta. Duroni deri me 2033 se atehere do ikij Rama, se atehere mbush 35 vjet ne pushtet dhe politike, por prape nuk e thyen dot rekordin e Komandantit qe beri 40 vjet. Sido qe te behet te kemi te gjithe si popull jeten te gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *