• |
ide | kryesore

Kepi i Rodonit nën flakë prej tre javësh

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej 3 javësh flakët vijojnë të jenë aktive në Kep të Rodonit, në Shetaj të Durrësit. Edhe ditën e sotme ka vijuar operacioni për shuarjen e flakëve në një terren tejet të vështirë. Që në orën 6 të mëngjesit shërbimi zjarrfikës, 15 efektivë dhe 3 mjete, kanë vijuar punën, ndërsa me kërkesë të tyre, prefekti i qarkut Durrës në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe efektivë të Forcave të Armatosura.

Zjarrfikësit e Durrësit, përmes institucionit të prefektit kanë kërkuar mbështetjen me efektivë ushtarakë për vënien nën kontroll të zjarrit në këtë zonë. Pas kërkesës për mjete dhe forca, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, strukturë pranë Ministrisë së Mbrojtjes, është përgjigjur pozitivisht duke vënë në dispozicion efektivë dhe mjete për ndërhyrjen.

Terreni i thyer dhe pa rrugë të shkelura mes zonës pyjore e vështirëson ndjeshëm depërtimin e zjarrfikësve pranë flakëve, ndërsa era favorizon përhapjen e tyre.

Shpesh vetëm me mjete rrethanore e lopata, efektivët zjarrfikës përshkojnë kilometra të tëra në këmbë, nën temperaturat e larta të këtij gushti për shuarjen e flakëve, që vazhdojnë, duke shpresuar që natyra dhe shirat që parashikohen të bijnë këtë javë t’i ndihmojnë në shuarjen e flakëve që riaktivizohen herë pas here.



1 Comment

  1. Ka kohe qe ia ka vene syrin Argita Berisha Kepit te Rodonit. Thone qe do beje atje nje kompleks dhe fshat turistik. Ne keto raste zjarri te ul shpenzimet pa pasur nevoje te vesh ne pune eskavatoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *