• |
ide | kryesore

Nxënëset e mbuluara, kryeministri i Kosovës: Të lejohet mbi 16 vjeç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej kohësh në Kosovë ka nisur një fushatë kundër një udhëzimi të vitit 2014 të ministrisë së arsimit që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa tha se në vend nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve, të paktën pas moshës 16-vjeçare, shtoi se së shpejti ata do të dërgojnë në kuvendin e Kosovës për shqyrtim projektligjin për liritë fetare.

“Qëndrimi im është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve por duhet të jemi të lirë, mirëpo gjithashtu kam thënë që mosha 16- vjeçare duhet të jetë pragu, dhe moshën 16-vjeçare e shohim si prag për shumë gjëra të cilat kanë ndodhur dhe që do të duhej të ndodhin”, tha Kurti.

Udhëzimi i vitit 2014 që prej kohësh ka qenë një objekt diskutimi, po kërkohet me ngul të ndryshohet së fundmi nga ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, juristi Durim Berisha i cili i ka drejtuar Ministrisë së Arsimit një kërkesë për anulim të nenit kontestues të Udhëzimit Administrativ dhe aktivisti Liridon Kurti, i cili thotë se fushata e tyre po merr një mbështetje të madhe.

Sipas tij, nëse brenda 45 ditësh ministria e arsimit nuk e trajton kërkesën, ata do të ngrenë një padi ndaj këtyre të fundit.

Çështja e lejimit të mbajtjes së shamisë në shkolla, është një nga temat që sjellë shumë debat në Kosovë./ TCH



8 Comments

  1. Ska njeri te pgabueshem , dhe ja sapo Kurti,per fat te keq, po ben gabimin e pare te tij madhor. Nen presionin e ekstremisteve fetare si Hoxhe Shefqeti (ky hoxhe jo rastesisht kaq i padeshirueshem nga shumica e njerezve), ndonje deputeti dhe anetari te VV, dhe nga (sic e quante nje portal dje) ushtria gjigande digjitale (artificiale,sepse thjeshte jane fake accounte serbe) ,te cilet kane pushtu rrjetet sociale te zyrtareve ne Kosove, Kurti po ben leshime. Ne fakt leshime te panevojshme dhe qe sduhen. Kurti degjo zerin e vertete te popullit, intelektualeve qe jane me ty,dhe qe te thone qe ky eshte gabim. Edhe ata qe spo flasin, mendojne njesoj (qe kjo qe po ben eshte gabim,pra po te lene te gabosh) por thjeshte spo flasin se jane servile. Kosova eshte dhe do te jete laike dhe europiane,dhe jo sic na duan serbet, nje vend fanatik fetar. Vemendja duhet te jete tek 1 shattori dhe jo tek shamia, teme te cilen me sukses serbet na e nxorren si teme ne kete moment. Dhe mos te harrojme, qe serbet akoma sjane rrezu, kane jo vetem fishekun e fundit, por kane shume opsione apo AS nen menge. Kjo shashka e shamise, qe sic duket rame ne kete gracke, eshte vetem nje nga to.

    1. Mos u lodh shoku…ik ne Prishtine , Ferizaj e kudo dhe do shohesh se sheh me shume motele/qirtore se sa vajza me shami.

  2. Kurti duhet ti rezitoje presioneve, dhe sic e rriti moshen deri ne 16 vjec, duhet ta rrise ne 18 apo hic fare mos te merret me kete pune. Mos te degjoje as presionet e komunitetet a pakicave etnike ne Kosove(boshnjaket, Turqit, Ashkalite, Egjiptjanet, goranet) qe i ka ne qeveri. Deputetja boshnjake Dude Balje, ben fushata per shami, nderkohe per vete ne parlament eshte deputetja qe vishet me provokueshem, pra hipokrizi e saj….
    I paemer 19:15, une e di qe ne Kosove eshte shume larg rreziku per radikalizim apo mbulim i gjere shamie ,dhe ka njerez me shami shume me pak se ne shtetet evropiane, dhe do te doja te respektohet edhe e drejta e atyre vajzave qe duan shami,kuptohet pas moshes 16-18), por arsyeja kryesore qe duhet kundershohet ky vendim eshte se, indirekt ka gisht Serbia ketu, sepse do qe t’na paraqes si nje shtet fetar mysliman e vetem keshtu pastaj ajo ti afroje rreth vetes vendet perendimore, duke shpif lloj lloj propgande per ne (psh u ankohen diplomateve perendimor sikur cdo dite po vrasim nga nje prift serb, po djegim nga nje kishe, apo del ai prifti serb i manastirit tone te vjedhur te Decanit,shkruan I S I S + U C K,ne dere te manastitrit, e fotografon dhe gjithe diplomatet serbe, bejne propagnde me ato foto te falsifikuara, sikur shqiptaret po e sulmojne manastirin),pra me pak fjale, mos tu japim mundesi serbeve qe t’na perdorin fene e shumices, per tna paraqit si radikal, e pastaj per tna armiqesu me shtetet te tjera.

  3. Ai shtet qe nuk ka liri fetare nuk ka liri por diktature.E vetmja gje e arsyeshme eshte qe me ligj te ndalohet mbulimi i fytyres ne ambjente jashte shtepise tende.Per mendimin tim mosha e arsyeshme jo e pjekurise,por e arsyes eshte qe para moshes 16 vjece femijve te mos u propagandohet dhe detyrohet nga prinderit e tyre feja.Te ndalohet me ligj pyetja e femijes nen 16 vjec ca feje je.Ate ta percaktoje vete personi qe mbush moshen 16.Kjo do beje qe te eleminohet fanatizmi dhe ekstremizmi i personave ekstremishte fetare .Te ndalohet me ligj propaganda publike e fese dhe sidomos kundervenia ndaj feve te tjera,te denohen me ligj te posacem ne kodin e procedures penale.Vetem keshtu do kete liri fetare dhe bashkejetese fetare.Bashkejetesa fetare ne shqiperi 45 vjetet e monizmit ka qene pralle,terrori komuniste 45 vjecar se lejonte te ngrinte koken feja apo ekstremizmi fetar qe sishte i pakte ne shqiperi .Ndersa tani mbas 1990 feja u perdor nga njerzit vetem si interes ekonomik,pa asnje ndjenje reale fetare ,apo ineres njerzor.Ne vendet perendimore jo ortodokse shqiptareve nuk ju detyrua feja,ndryshe nga vendet ortodokse ,qe jua impononin fene ortodokse me dhune dhe terror.Para 1990 shqiptaret fene e shinin si nje ndenje shpirterore,ndersa pas 90 dhe sidomos pasi e pane realishte sidomon ne vendet ortodokse,e shikonin fene si mjet propagande dhe aspak shpirterore.Sot eshte per te qeshur kur shikon politikan apo njerez publik ne shqiperi ne mjetet televizivi qe pasqyrojne ne trupin e tyre simbolet fetare .Eshte sa qesharake aq dhe e peshtire.Duken si ato kurvat qe ekspozojne pjeset intime .per te treguar bukurine e tyre seksuale,qe mund ta bejne per te perfituar nje pune ne shoubizet televizive.Keshtu duken edhe ata politikan apo njeres publik te ekraneve qe ekspozojne simbolet fetare ,duken sikur duan mbeshtetje politike apo ekonomike nga politika e huaj ne shqiperi.Shikoni komentet e peshtira qe bejne shqiptaret .Sna pranon europa se jemi vend mysliman.Myslimane ne shqiperi jane vetem godinat e xhamive se njeres mysliman mund te jene me kokra qe si kalojne as njeqindeshin.Europa sna pranon se kemi popull hajdut qe qeveriset vetem nga hajdute,qe blejne dhe shesin voten per nje thes miell.Popull pa personalitet popull muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *