• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Përgjime dhe kontrolle në Vlorë për Ervis Martinajn

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ervis



Dalin detaje të reja nga hetimet e nisura pas denoncimit të familarëve për zhdukjen e Ervis Martinajt. Mediat raportojnë se prokuroria ka nisur një hetim për rrëmbim personi për 40-vjeçarin që ishte në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një urdhër-arresti nga SPAK.

Sipas të njëjtave burime hetuesit kanë iniciuar disa kontrolle banesash në Vlorë, Tiranë dhe Laç, por pa rezultat. Në bazë të dëshmisë së familjarëve janë ushtruar kontolle në disa banesa që dyshoheshin si baza ku fshihej Martinaj.

Mësohet se pas këtyre verifikimeve po kryhen përgjime dhe vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinajn. Një nga qytetet ku janë përqendruar hetimet është Vlora.

Hetimet nisën pas kallëzimit të Faik Martinaj, xhaxhait të 40-vjeçarit të shumëkërkuar, i cili denoncoi humbjen e kontakteve me nipin dhe ngriti dyshime se mund t’i ketë ndodhur diçka e keqe për shkak të përplasjeve që ka me grupe kriminale që kanë interes ta eliminojnë.

Pistat e hetimit janë të hapura, nga njëra anë ka dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar nga vetë Martinaj për t’u shpëtuar kundërshtarëve dhe policisë, nga ana tjetër nuk rrezohen as dyshimet se mund të jenë përpara një ngjarje kriminale.



6 Comments

  1. Kapeni zenin e karmines tju tregoje ku e mban kete trimin vis martinaj dhe te tjere kriminele si lumneshin me trimat qe ishin te oborri i shqupit me 8 janar per revolucionin kunder lulushit

  2. Po të shikosh në qarqet e këtij grupi, edhe këto ditë, por edhe në të shkuarën flitet për “nxjerrje me forcë nga zyrat”, “rrahje”, “marrje të sfurqeve dhe kosoreve”, levave dhe qysqive, të cilat bashkë me “dashin” që rrëzon porta u përdorën edhe më 8 janar në selinë e PD-së.

  3. Vrasesin Merviol Bilo pse nuk e gjen policia t’i beje ADN per vrasjet ne Shqiperi? Po kerkojne Ervis Martinaj per ta eliminuar sepse eshte i perfshire ne vrasjen e Santos me urdher politik, mjafton te shohesh ne youtube emisionin e Top Channel dhe kupton shume gjera pse po kerkohet kaq shume ky lacjani qe po i djegin dhe familjaret per ta vene ne veshtiresi te dorezohet!

  4. Ky individi ne kerkim nderkombetar , ben pjese te lista e ” cunave problematike” te shokut Gjiknuri . Apo do ja rrasin si gjthmone Saliut , ai e ka fajn per te gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *